Politika

Zgjedhjet në Dibër do të monitorohen nga 268 vëzhgues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përsëriti të premten apelin në drejtim të partive politike për çështjen e trajnimit të komisionerëve të qendrave të votimit dhe të grupeve të numërimit të votave, në kuadër të procesit zgjedhor për kryetar të bashkisë Dibër.

Gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, kryetarja Lefterije Luzi i bëri sërish thirrje forcave politike që të dërgojnë pranë institucionit zgjedhor për trainim, personat e përzgjedhur si komisionerë.

Në garën e së dielës për kryetarin e bashkisë Dibër konkurojnë dy kandidatë, Muharrem Rama i koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe Sherefedin Shehu i koalicionit të djathtë “Äleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button