🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,766 ▲ +1% ETH $2,345 ▲ +1.61% XRP $1.3210 ▲ +2.38% SOL $101.1000 ▲ +0.73%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj zotohet përsëri para amerikanëve se Kosova do ta luftojë ekstremizmin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në zyrën e tij zëvendësndihmësin e Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco. Ai është zotuar para zyrtarit të lartë të SHBA-së se Kosova do të luftojë radikalizmin dhe ekstremizmin. Në takim ishte edhe ambasadori Greg Delawie.

Komunikata e plotë e Kryeministrisë:

“Mbështetja e SHBA-ve në proceset nëpër të cilat po kalon vendi, liberalizimin e vizave, finalizimin e dialogut me Serbinë dhe anëtarësimin në BE dhe NATO është jetike për Kosovën dhe qytetarët e saj”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë takimit me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco.

Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Greg Delaëie, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Marocco për të arriturat në Kosovë në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik, parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit ekstrem, duke theksuar përkushtimin e qeverisë për paqen e qëndrueshme në vend dhe rajon.

“Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj që të parandalojë dhe luftojë ekstremizmin në vend dhe ky angazhim do të vazhdojë”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke konfirmuar vizionin euro-atlantik të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se anëtarësimi në INTERPOL do të ndihmonte jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin dhe BE-në në fuqizimin e sigurisë dhe se për këtë është e nevojshme edhe ndihma e SHBA-ve.

Kryeministri Haradinaj, e ka falënderuar Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Marocco për ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin, derisa çmoi angazhimin konkret të Kosovës në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.