Te ndryshme

Harrojeni Greqinë – problem më i madh mund të lindte me Francën

Kur Partia e majtë radikale Syriza fitoi zgjedhjet në janar, Partia Socialiste franceze e Presidentit Francois Hollande, ishte ndër të parat që e uroi për fitoren. “Qeveria e përshëndet fitoren e forcave të majta në Greqi”, thuhej në deklaratë. “Rezultati zgjedhor forcon kursin ‘kundër masave shtrënguese’ në Europë.”

france-flagKush e mendon për keq, mund të thoshte: Me Greqinë dhe Francën janë gjetur dy vende që shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Pasi ata i kërcënojnë fate të ngjashme. Por vetëm Greqia ndodhet në fokus aktualisht, sepse është në prag të rrënimit e kolapsit ekonomik. Ajo çka ndodh në Francë, raportohet vetëm si diçka në hije, në krahasim me krizën greke. Por një rrëzim i Francës sigurisht se do të kishte shumë më tepër pasoja dramatike. Edhe për vendet e tjera europiane.

Problemet me Francën janë këto:

Vendi ka 2055 miliardë euro borxhe. Kjo i përgjigjet thuajse 96 për qind të rendimentit ekonomik – e sipas kritereve të Mastrihtit, të lejuara janë vetëm 60 për qind. Ekonomia po rritet, por me hapa minimalë. Rreth 50 për qind e të rinjve duan thjesht ta braktisin Francën, pasi ata nuk shohin më perspektivë në vendin e tyre. Po regjistrohen kuota papunësie që nuk janë njohur më parë.

Qeveria nuk po e merr dot nën kontroll buxhetin. Reformat janë jashtëzakonisht të nevojshme, por ato, siç ndodh zakonisht, janë më të thjeshta të thuhen sesa të zbatohen. Për ligjin e sapomiratuar “të rritjes dhe aktiviteteve”, Asambleja Kombëtare duhej të debatonte plot 111 orë.

Ajo çka ndryshohet në këtë ligj është: ka dymbëdhjetë, në vend të pesë të dielave të lira për blerje, pushim për autobusët e linjave interurbane dhe më pak privilegje për noterët.

Ajo çka nuk ndryshon është: problemet thelbësore si java 35-orëshe e punës, si dhe “ligji i largimit nga puna”, që dikur ishte një temë tabu në Europë.

Shumë vëzhgues dyshojnë nëse këto minireforma mjaftojnë për të tejkaluar bllokimin e reformave në Francë. Komisari i BE-së, Gynter Oetinger, së fundmi foli qartë: deri në maj duhet që propozimet e reformave konkrete të jenë gati në tavolinën e bisedimeve – përndryshe, ndaj Francës kërcënohen sanksione nga ana e BE-së.

Vetëm nëse Parisi, sikurse dhe Athina, do të ishte i varur nga një program ndihmash nga ana e vendeve të zonës euro, atëherë Eurokomisioni do të duhej të niste zbatimin me forcë të disa reformave në Francë. Por në fund, puna duket disi më ndryshe në këtë rast: “Greqia duhet të gjejë një marrëveshje, përndryshe do të dështojë. Sigurisht se me Francën, nuk është e njëjta histori”, thotë Fabian Zuleeg për organizatën me qendër në Bruksel, “European Policy Center”.

Për Francën, kjo çështje është më e qetë, të paktën kështu duket tani. Edhe vetë vendet deri tani problematike, si Spanja dhe Portugalia, po punojnë fort për të reduktuar borxhet. Por Franca prej vitesh po e tejkalon kufirin e deficitit të përcaktuar nga BE-ja në tre për qind. Ky kriter parashikon një rikreditim apo rimarrje borxhi nën tre për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP), që mund ta bënte kësisoj euron, një monedhë stabël. Por në këtë vit parashikohet që ky nivel të jetë 4,1 për qind.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, paralajmëroi madje gjatë vitit të shkuar, se konflikti me disa kryeqytete europiane të rëndësishme po rritej. “Vendet e mëdha sidoqoftë, nuk mund t’i durojnë kollaj leksionet e Brukselit”, tha luksemburgezi. “Ato i bëjnë vetë propozimet”.

Franca është një gur themelor i unionit monetar

Por, në rastin e Francës, kjo nuk funksionon. Franca është më shumë se një shtet europianojugor i Eurozonës, është – sikurse dhe Gjermania – njëra ndër shtyllat themelore të Unionit Monetar Europian.

Në tregjet financiare, Franca pozicionohet relativisht akoma mirë. Bankat e saj kanë dalë mirë në testin e Bankës Qendrore Europiane. “Por një ditë tregjet financiare mund të zgjoheshin nga letargjia, e ta rendisnin Francën në një pozicion katastrofal dhe të mos blinin më kredi e aksione shtetërore si në rastin e Greqisë”, thotë Charles Wyplosz, profesor për ekonominë në “Graduate Institute” në Gjenevë. “Franca është një vatër krize.”

Vendet më të vogla, si Irlanda apo edhe vetë Greqia për shembull, unifikimi dhe të qenët bashkë, mund t’i stabilizonte ekonomikisht. Ndërsa në rastin e Francës, kjo do të ishte e pamundur, pasi Fondi i Shpëtimit të Euros, nuk do të mjaftonte për t’i bërë ballë rrënimit.

Një dalje të Greqisë nga zona euro, ekspertët po e trajtojnë si një opsion, por me shumë kujdes. Por një kolaps i Francës do të ishte sigurisht më dramatik. Nëse bie Franca, bie dhe Eurozona. Do të ishte fundi i Unionit Monetar.

Por edhe për një arsye tjetër mund të kishte një kolaps të Francës. Pasi me përkeqësimin e gjendjes ekonomike, ashpërsohet edhe ajo sociale. Papunësia dhe varfëria do të rriteshin, e përfitimet do t’i nxirrnin populistët e djathtë.

Në vitin 2017, në Francë do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale. E aty do të vendoset se cilin kurs politik do të zgjedhë Franca në vitet në vijim. Në rast suksesi të Frontit Nacional (FN), shefja e tij Marine Le Pen, do të kërkojë daljen e Francës nga Unioni. Dhe do të ishte fataliteti i dytë në të cilin mund të lëvizte Europa.

Marrë nga “Huffington Post”

Related Articles

Nje koment

  1. ju keni te drejte se franca eshte duke u fundosur ;;; por keni harruar se ne FRANCE KA 10 MILION AFRIKANE QE E KANE BERE VENDIN SI NE AFRIKE ..ME MENTALITET DHE VEDHJE … PRANDAJ MOS U CUDITNI PER FRANCEZET DHE MOS PRITNI GJERA POZITIVE NGA FRANCEZET KURSHERIJTE E ARABEVE …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button