Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.47 ▼0.01%
ARI 4,012 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $65,173 ▲ +0.19% ETH $1,903 ▲ +0.68% XRP $1.1115 ▲ +0.63% SOL $77.8200 ▲ +1%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.47 ▼0.01 % ARI 4,012 ▼0.09 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.47 ▼0.01 % ARI 4,012 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
21 Jul 2026
Breaking
Boterori

Harry Kane mbështet Tuchel: Trajneri i duhur, edhe ai ka për të mësuar nga ajo që ndodhi në botëror

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka mbështetur Thomas Tuchel për të pasur sukses si trajner i Anglisë, mes kritikave për taktikat e tij në humbjen gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Vendimi i Tuchel për të provuar të mbajë avantazhin 1-0 duke kaluar në një mbrojtje me pesë lojtarë çoi në zemërim të përhapur. “3 luanët” nuk arritën të fitonin pas presionit të vazhdueshëm të Argjentinës.

Kane pranoi se vendimi për të provuar dhe për të mbajtur kishte efekt të kundërt. Megjithatë, ai tani e ka mbështetur publikisht Tuchel për të mësuar nga eliminimi i Anglisë dhe për të pasur sukses ndërsa ai e udhëheq ekipin drejt Euro 2028.

Trajneri Tuchel është një arsye e madhe pse jemi këtu” tha Kane për Sky Sports, duke shtuar: “Ai është një arsye e madhe pse ne arritëm rezultatin më të lartë në 60 vjet në një Botëror”.

“Ka shumë pyetje ‘po sikur?’ pas ndeshjes dhe do të duhet kohë për ta përpunuar. Edhe për të. Vetëm pse është një nga trajnerët më të mirë në botë, nuk do të thotë se do ta bëjë mirë çdo herë. Lojtarët në fushë janë të njëjtë. Ne të gjithë bëjmë gabime dhe duhet të përpiqemi të përmirësohemi”, deklaroi Kane.

Më tej, sulmuesi anglez shtoi: “Tifozët kanë të drejtë të jenë të zemëruar. Mendoj se Thomas e dinte më shumë se kushdo kur mori punën se do të kishte presion të lartë dhe rrezik të madh”.

“Ai gati sa nuk na çoi deri në fund, por nuk e bëri. Njerëzit do të përpiqen të fajësojnë, kjo është pjesë e pandashme e punës sonë. Mendoj se atij i duhet kohë për ta përpunuar të gjithën”, shtoi Harry Kane.

Ka qenë një udhëtim i çmendur. Shumë ngritje dhe padyshim një rënie e madhe. Është gjithashtu turneu i tij i parë. Ai ka mësuar nga lojtarët, presioni, mjedisi, udhëtimet. Kjo vetëm do të na bëjë më të mirë për të ardhmen“, tha kapiteni anglez.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.