🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,323 ▼0.24%
DOW 50,206 ▼1.09%
NASDAQ 24,406 ▲0.32%
NAFTA 82.10 ▼3.01%
ARI 3,728 ▼3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $62,632 ▼ -2.19% ETH $1,752 ▼ -2.69% XRP $0.9672 ▼ -0.24% SOL $72.9900 ▼ -0.31%
S&P 500 7,323 ▼0.24 % DOW 50,206 ▼1.09 % NASDAQ 24,406 ▲0.32 % NAFTA 82.10 ▼3.01 % ARI 3,728 ▼3.54 % S&P 500 7,323 ▼0.24 % DOW 50,206 ▼1.09 % NASDAQ 24,406 ▲0.32 % NAFTA 82.10 ▼3.01 % ARI 3,728 ▼3.54 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Politika

Hasimja: Çmimet do të rriten në mars-prill dhe do thonë fajin e ka protesta dhe lufta në Iran!

Politologu Ermal Hasimja, ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë, duke paralajmëruar se në muajt mars dhe prill qytetarët do të përballen me një situatë më të vështirë sa i përket çmimeve dhe kostos së jetesës.

Hasimja deklaroi se në prill duhet të bëhet një analizë e fuqisë blerëse, kostos së jetesës dhe ndikimit të masave të ndërmarra nga qeveria, veçanërisht për pensionistët.

Sipas tij, nëse rezultatet nuk tregojnë përmirësim, qeveria do të gjejë justifikime të tjera, duke ia faturuar përgjegjësinë protestave, opozitës apo luftës në Iran.

“Do flasim nga marsi, do ta shikojmë çështjen e çmimeve. Në prill do të jetë edhe më keq se në mars. Në mars-prill do të bëjmë një ushtrim të thjeshtë, do marrim dhe do llogarisim fuqinë blerëse, koston e jetesës edhe të një pensionisti, meqë qeverisë po i ‘qan zemra’ për pensionistët, dhe do të shikojmë në prill se çfarë ndodh. A është rritur fuqia blerëse? A janë ulur çmimet? A është ulur kostoja e jetesës?”, u shpreh Hasimja në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

Ai shtoi se ulja e TVSH-së për produktet e shportës bazë, e prezantuar nga qeveria si një masë për lehtësimin e kostos së jetesës, sipas tij, nuk do të ketë ndikimin e pretenduar.

“Kur të rezultojë që kjo s’ka ndodhur, do të thonë fajin e kanë protestat, fajin e ka opozita e poshtër, fajin e ka lufta në Iran, Saliu po se po. E keqja është që qeveria e ka llogaritur që këta njerëz do të gënjehen edhe kësaj here, që ulën TVSH-në, por s’ka për të pasur ndonjë lloj impakti aty, për 100 arsye”, deklaroi politologu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.