☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 95.57 ▲0.12%
ARI 4,764 ▼2.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,142 ▼ -4.96% ETH $2,169 ▼ -6.34% XRP $1.4650 ▼ -3.49% SOL $89.7300 ▼ -4.54%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.57 ▲0.12 % ARI 4,764 ▼2.7 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.57 ▲0.12 % ARI 4,764 ▼2.7 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Haxhinasto: BE të mbështesë projektet e rajonit në infrastrukturë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Transportit dhe Energjisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor, që u drejtua nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johanes Hahn.

Ministri Haxhinasto u shpreh në takim në mbështetje të heqjes së pengesave jo fizike në transportin midis vendeve dhe për liberalizimin e mëtejshëm të tregut. Ai paraqiti punën e gjërë që është bërë nga Shqipëria, në heqjen e këtyre pengesave, duke aplikuar modelin “One Stop Shop”, “Një doganë dhe Një pikë kufitare”, që po aplikohet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, shembull që u trajtua si një model që duhet ndjekur nga gjithë rajoni.

Haxhinasto kërkoi një anagazhim më të madh nga ana e institucioneve financiare europiane, për të investuar në projektet e infrastrukturës rajonale, veçanërisht në “Rrjetin Bazë”.

Këto investime janë të domosdoshme të realizohen paralelisht me hapat për liberalizimin e tregut të shërbimeve të transportit në rajon. Haxhinasto, kërkoi veprim të përbashkët për të ulur kostot e kalimit të kufirit në vendet e rajonit, që janë 5 herë më të larta se ato në vendet e BE-së.

Ministri u shpreh se në përputhje edhe me rekomandimet e samitit të Vjenës, Shqipëria po e trajton në mënyrë prioritare çështjen e mirëmbatjes së rrjetit rrugor, duke përmendur edhe projektin e Qeverisë Shqiptare, për mirëmbatjen e 1300 km rrugë me standarte, në vlerën prej 100 milion eurosh, për 5 vitet e ardhshme.

Ai përmendi gjithashtu vëmendjen për rritjen e sigurisë në rrjetin rrugor dhe situatën e përmirësuar të sinjalistikës dhe të sigurisë në të, që ka sjellë ulje të aksidententeve në rrugë, në përputhje me angazhimet e marra ndërkombëtare.

Haxhinasto shprehu mbështetejen e Shqipërisë për të realizuar Traktatin e Transportit të Rajonit përpara samitit të Parisit, të 4 korrikut 2016. Pas takimit ministri iu përgjigj edhe interesimit të mediave për takimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.