Nga Facebook

Haxhinasto: Duke lexuar mbi, mes dhe përtej rreshtave të një letre dhe reagimeve mbi të

Duke lexuar mbi, mes dhe përtej rreshtave të një letre dhe reagimeve mbi të.

Sot doli në shtyp për arsye keqinformuese një leter që Presidenti i Republikes i ka dërguar Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Várhelyi.

Ka një thirrje të qartë nga institucioni më i lartë i Shtetit, Presidenti i Republikës, që Këshilli Evropian të miratojë rekomandimin e Komisionit për hapjen e negociatave. E zeza mbi të bardhë.

Kërkesa për BE për të “rikthyer besueshmerinë” është një dëshirë e qartë që BE ta mbajë “derën e zgjerimit hapur” si diçka e domosdoshme për të nxitur e motivuar vendet e rajonit, dhe Shqipërinë, sigurisht, për te realizuar reformat dhe detyrat e lëna nga BE dhe vendet anëtare.Sorry, there are no polls available at the moment.

“Fotografia e fakteve” për realitetin e Shqipërisë, shpesh herë është “photoshop-ed”. A e rekombandoi tre herë Komisioni hapjen e negociatave dhe Këshilli Evropian nuk e aprovoi? A kërkoi Presidenti Makron një metodologji të re për të shtuar dozen e realizmit në vlerësimin e performancës së vendeve në proces? Sigurisht që po.

Në kontekstin e Photoshop-it, shkelja e hapur e Kushtetutës në emërimin e gjykatësve të gjykatës Kushtetuese, paraqitet si “interpretim” i Presidentit. Atëherë, Komisionerit, ose nuk ja kanë përkthyer mirë, ose nuk ka lexuar nenet përkatese qoftë edhe në anglisht, ose ka patur shumë më tepër se duhet takime me mazhorancen për të krijuar një kuptim të drejte të Kushtetutës.

Komisionerit mund t’i duket e pabesueshme që një mazhorancë mund të përpiqet kaq shumë të marrë në zotërim Gjykatën Kushtetuese. Ose, duke qenë hungarez, mund t’i duket edhe normale diçka që në sistemin tonë nuk është Kushtetuese.

https://www.nytimes.com/…/…/world/europe/hungary-courts.html

Shpeshtësia e marrjes se opinioneve nga Komisioni i Venecias, autoriteti më i lartë Evropian për këshillim në fushën e të drejtës dhe demokracisë, siç e tregon edhe emri i tij “Komisioni Demokraci nëpërmjet Ligjit”, e ka bërë edhe këtë Komision prestigjioz të mos respektohet dhe keqpërdoret nga mazhoranca, si alibi për pa-aftësinë e saj për të dhënë shpjegime për shkeljet e vazhdueshme të ligjit.

“Ligji” po bëhet çdo ditë e më shumë si armë dhe “mjet ligjor” në luftën politike të mazhorancës (që mund të kalojë çdo ligj në këtë gjysma-Parlament) për dominim të plote mbi shtetin, në vend që të ishte mekanizëm në funksion të konsolidimit të sistemit check-and-balance.

Bjerrja e sistemit të kontrollit dhe balancës, përveçse është një shkatërrim i përditshëm i parimit themelor të shtetit të së drejtës, dhe rrjedhimisht, i vetë shtetit, është gjithashtu edhe kontribut i përditshëm për të vetëshkatërruar respektin për shtetin dhe secilin nga institucionet e tij. Kjo ndihmon të krijohet “parajsa diplomatike” shqiptare ku diplomatë dhe “ekspertë të huaj” gjejnë mjedisin për t’u glorifikuar dhe hyjnizuar, duke tejkaluar disafish pritshmërite e vetë atyre për rëndësinë diplomatike e personale që kanë.

Procesi i integrimit, fatkeqësisht, do të vazhdojë të jetë arenë e luftës politike mes ne shqiptarëve derisa të kuptojmë që:
– Evropa nuk po “digjet” nga dëshira për të antarësuar disa shtete të Ballkanit. Ajo ka “hallet” e veta shume serioze, ndonese deren e mban hapur; por ka shumë më tepër kohë për të pritur derisa ne të jemi gati;
– cilësia e arritjeve tona në reforma duhet të jetë reale dhe e prekshme, dhe nuk ka fasadë apo përceptim të gënjeshtërt që funksionon për ta bindur;
– asnjë shtet nuk është bërë anëtar i BE me një polarizim dhe konflik politik si ky i yni;
– pa një Pakt Kombëtar, jo si marrëveshje, por sidomos si adoptim i një koncepti të ri politik që procesi i integrimit nuk ështe arenë e “luftrave” tona të brendshme politike. Sa më shumë të vazhdojnë këto “luftra”, aq më i gjatë do të jetë rrugëtimi ynë drejt Evropës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button