Haxhinasto: Hekurudha Durrës-Podgoricë është futur në rrjetin hekurudhor ballkanik
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi të enjten se linja hekurudhore Durrës-Podgoricë është futur në rrjetin hekurudhor ballkanik dhe se do të ketë vëmednjen e qeverisë por edhe institucioneve financiare ndërkombëtare pët financimin e saj.
Duke folur në Kuvend në seancën plenare ku po diskutohet mbi marrëveshjen me BERZH-in për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri, ministri e konsideroi si sukses futjen në rrjetin ballkanik të kësaj linje ndërkombëtare.
Po ashtu, ministri theksoi se transporti hekurudhor është në fazë rivitalizimi dhe se shumë shpejt do të kemi edhe Kodin Hekurudhor, i cili është nëfazn e konsultimit nga një konsulent i huaj, një Kod, vijoi Haxhinasto, sipas standardeve europiane, për të cilin tha ai, qeveria e shkuar nuk dha as një fond.
Kreu i MTI-së, vuri në dukje se kemi kërkaur asistencë edhe për studimin e fizibilitetit për lidhjen hekurudhore Prishtinë-Tirane dhe lidhjen hekurudhore me Maqedoninë. “Janë vepra të rëndësishme, që kërkojnë financime të mëdha dhe kemi përgjegjësinë politike e ekonomike që këto vepra t’i shërbejnë ekonomisë dhe të jenë rentabël”, tha Haxhinasto.