Ekonomia

Haxhinasto: Hekurudha, mundësi bashkëpunimi dhe zhvillimi rajonal

-Shqipëria ka marrë kryesimin në procesin e bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), për periudhën qershor 2014- qershor 2015-
A-1-HAXHINASTOPromovimi dhe mbështetja e sektorit hekururdhor kanë një rëndësi të madhe për rritjen ekonomike dhe punësimin në vend, deklaroi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Deklarata e ministri Haxhinasto u bë gjatë takimit rajonal në nivel ekspertësh “Connect to Europe to Connect Europe (CECE): Upgrading railway as growth engine for SEE ”, që u mbajt të martën në Tiranë ku Shqipëria ka marrë kryesimin në procesin e bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), për periudhën qershor 2014 – qershor 2015. Haxhinasto informoi po ashtu se Shqipëria është drejt përfundimit të Kodit të ri Hekurudhor .
Duke folur për transportin hekurudhor, Haxhinasto theksoi se prioritetet tona janë lidhja me Maqedoninë dhe se po koordinohet puna për lidhjet potenciale Durrës- Shkup. Kjo, tha ai, është gjithashtu në funksion të Korridorit të 8 Shqipëri-Maqedoni –Bullgari. Përveç kësaj, ministri Haxhinasto theksoi se shihet me interes edhe lidhja me Malin e Zi si dhe Kosoven.

A 3 HAXHINASTO“Në planet tona të së ardhmes, kemi qëllim lidhjen me Kosovën, prandaj kemi aplikuar se fundmi për fonde për të pasur mundësinë të financojmë këtë lidhje hekurudhore. Zhvillimet ekonomike vendase janë të rëndësishme, por nuk mund të anashkalojmë zhvillimin rajonal dhe projektet e perbashketa si një mjet i qëndrueshëm për lidhjet rajonale”, u shpreh Haxhinasto.

Lidhja me Evropën, vijoi ai, për të gjithë vendet e Evropës Juglindore është prioriteti kryesor kombëtar.
Lidhur me këtë, ministri Haxhinasto theksoi se duhet të heqim barrierat fizike, të punojmë në standardizimin teknik dhe legjislativ rajonal dhe të përmirësojmë legjislacionin.

A 2  HAXHINASTO“Kur të kemi arritur të implementojmë fizikisht këto projekte që na lidhin, të kemi gati kornizën legjislative”, tha Haxhinasto.
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të vendeve anëtare të SEECP, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, Komisioni Evropian, institucione ndërkombëtare financiare dhe menaxhere projektesh nga projektet dhe inisiativat përkatëse.

Çështë SEECP

SEECP është Forumi më i rendësishëm politik në Evropën Juglindore që synon bashkëpunimin për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik dhe shoqëror të të gjithë vendeve të rajonit. Ai përbëhet nga 13 vende anëtare.
Vendi ynë ka marrë kryesimin në procesin e bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), për periudhën qershor 2014 – qershor 2015. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), u organizua në Tiranë të martën takimi në nivel ekspertësh: “Connect to Europe to Connect Europe (CECE): Upgrading railway as growth engine for SEE”, ku marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha vendet e këtij procesi përgjegjës për transportin hekurudhor, së bashku me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, Komisioni Evropian, institucione ndërkombëtare financiare dhe menaxhere projektesh nga projektet dhe inisiativat përkatëse.
Ky takim u fokusua në dy tryeza të rrumbullakta, njëra për të diskutuar reformën legjislative dhe institucionale në hekurudhë duke i venë theks thellimit të bashkëpunimit rajonal në zbatimin e masave të buta (soft measures), kërkesave horizontale dhe kapërcimit të barrierave jo-fizike. Tryeza tjetër u fokusua mbi projektet prioritare rajonale të propozuara, nevojat në infrastrukturë dhe mundësitë financiare për të përballuar zhvillimin e infrastrukturës. Ky takim në nivel ekspertësh pritet t’i jap një shtysë zbatimit më të shpejtë të veprimeve kyçe të transportit të Shtyllës së Rritjes së Qendrueshme së Strategjisë SEE2020 si dhe të Planit të Zhvillimit të Rrjetit Gjithëpërfshirës së SEETO-s 2014 dhe objektivave kryesore për një politikë transporti më të koordinuar të identifikuara në këtë Plan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button