Ekonomia

Haxhinasto: Reforma në ligjin e prokurimeve, me rëndësi për veprat publike

2701-Ministri-i-Transportit-dhe-Infrastrukturës-Edmond-Haxhinasto-gjate-konferences-per-shtyp-Foto-Florian-Abazaj-525x350Në analizën e 300 ditëve të para Ministrise së Transporteve, Ministri Edmond Haxhinasto theksoi se,  vizioni i këtij institucioni lidhet me standardin në cilësi dhe shërbime për qytetarët.

Sipas Haxhinastos, ligji për prokurimet publike është me rëndësi për realizimin veprave dhe shërbimeve te ndryshme .

“Nuk mund të pranojmë të vinë oferta me shifra të papërgjegjshme. Ndaj shumë nga veprat nuk bëhen kurrë. Dhe ai që merr pasojat është qytetari, që nuk ka rrugën, urën, apo vepra të tjera publike.”-tha Haxhinasto.

Duke u ndalur tek një tjetër sfidë, për ministrin Haxhinasto është dhe Transporti ndërqytetës që ai të jetë brenda parametrave ndërkombëtare.

“Arritjet dhe vizioni që kemi na e bën rrugën me të lehtë dhe më të shpejtë. Gjithçka lidhet me vizionin dhe vizioni ynë lidhet me një shërbim dhe cilësi më të lartë për qytetarët. Fjala standard është fjala më me frekuencë. Cilësia dhe standardi do vazhdojmë të kenë një vlerë të re. Por për të arritur standardin do ketë një cilësi për ata që do e plotësojnë. Pra do kemi emra të përveçëm për ata që realizojnë standardet dhe ata që nuk e realizojnë. Reforma do kenë dhe sektorë të tjerë, duke siguruar shërbim të thellë”- u shpreh Haxhinasto.

Kreu i Transportit  theksoi se, reformë të thellë do ketë dhe sistemi i kanalizimeve. Reforma e transportit ndërqytetës, është një ndër reformat më të thella që do realizojmë.

“Një transport me parametra moderne, me orare fikse. Ndërkohë, do krijojmë targën e re elektronike dhe metodë të re në lidhje me patentat, apo lejet e drejtimit.”-tha më tej Haxhinasto.

I pranishëm në analizën e 300 ditëve të Ministrisë së Transporteve dhe infrastrukturës ishte dhe Zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Sipas Peleshit, një nga “zhytjet” e qeverisë shqiptare ishte moslikuidimi i pagesave ndaj bizneseve që u morën me infrastrukturës, duke ulur kështu dhe besimin e tyre.

“Sfidat janë të mëdha, pasin kjo është një ministri që ka disa sektorë të rëndësishëm. Nuk mund të themi se nuk është bërë për infrastrukturën, por në kaq vite nuk mundëm dot të lidhnim dy rrugë. Një nga zhytjet e qeverisë shqiptare ishte moszbatimi i punëve në infrastrukturë, mosshlyerje të pagesave të cilat krijuan më shumë se një gropë financiare, por krijuan dhe mungesë besimi. Ministria e Transporteve dhe infrastrukturës i ka dhënë mbrapsht një besim të biznesit për të investuar. Do mbyllet njëherë e mirë problemi me ujin e pijshëm. Jemi duke qasur profesionalisht këtë çështje. Ne kemi një buxhet modës, ndaj na duhet të kemi ide inovative”-tha Peleshi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button