Ekonomia

Haxhinasto-Veliaj: Me rëndësi rindërtimi i stacionit Hekurudhor të Tiranës

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takuan sot me qëllim koordinimin për realizimin me sukses të reformave në fushën e shërbimeve publike.

Ministri Haxhinasto u shpreh për domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkinë e Tiranës, si bashkia më e madhe në vend, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, veçanërisht në disa sektorë kyç në transport dhe infrastrukturë. Ai e prezantoi kryebashkiakun Veliaj me reformën në transportin ndërqytetës dhe reformën në sektorin e ujësjellës kanalizime, dy reforma zbatimi i te cilave do të fillojë në muajin Shtator.

Ministri theksoi se fokusi i reformës në Ujësjellës Kanalizime do të jetë përmirësimi i manaxhimit të ndërmarrjeve, reduktimi i humbjeve në rrjet dhe rritja e cilësisë së ujit për qytetarët. Politikë e reveliaj_2-279x2002-279x200 do ndiqet me subvencionet të cilat do të shkojnë për të mbështetur shtresat në nevojë dhe jo për të mbuluar keqmanaxhimin e ndermarrjeve.

Tjetër reformë të rëndësishme, Ministri veçoi reformën në transportin ndërqytetës, qe synon mbulimin me të mirë të territorit me transport si dhe rritjen cilësisë dhe konfortit të autobusëve.

Duke folur për transportin hekurudhur, Haxhinasto theksoi nevojën e rindërtimit të stacionit Hekurudhor të Tiranës, si stacion fundor i linjës Tiranë-Durrës.

Për sektorin e mbetjeve Ministri theksoi domosdoshmerine e një përqasje të re në trajtimin e mbetjeve të Tiranës nëpërmjet riciklimit, si dhe për angazhimin e sektorit privat në partneritet me sektorin publik, për manaxhimin me efikasitet të këtij sektori jetik për cilësinë e jetës së qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button