☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,828 ▲ +0.19% ETH $2,694 ▲ +0.51% XRP $1.4892 ▼ -0.07% SOL $120.0900 ▲ +0.71%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu: Masakra në Bukosh, dëshmi e krimeve dhe spastrimit etnik në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministrin në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kanë bërë homazhe në 27-vjetorin e Masakrës në Bukosh, ku u përkujtuan 25 civilë të pafajshëm të vrarë gjatë luftës.

Gjatë këtij aktiviteti përkujtimor, Haxhiu theksoi se viktimat ishin civilë të paarmatosur që u ndanë dhunshëm nga kolonat e familjeve shqiptare dhe më pas u ekzekutuan.

“Ata u morën dhunshëm nga familjet e tyre. Familjet e tyre në anën tjetër u detyruan që ta vazhdojnë rrugën e dëbimit. Ndërsa civilët e pafajshëm u sollën në këtë shkollë, u vendosën pranë mureve të kësaj shkolle dhe u pushkatuan”, tha ajo.

Sipas saj, këto ngjarje nuk përbëjnë raste të izoluara, por dëshmi të krimeve të rënda të kryera gjatë luftës.

“Kjo çfarë ka ndodhur para 27 viteve këtu në Bukosh nuk është rast i izoluar, por është dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik që Serbia e ka bërë në Republikën e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Ajo vlerësoi se liria dhe pavarësia e Kosovës janë rezultat i qëndresës së popullit dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe mbështetjes ndërkombëtare.

“Lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndresa e popullit tonë dhe mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kanë bërë që Kosova edhe të çlirohet, edhe të jetë e lirë, edhe të jetë e pavarur”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë angazhimin për drejtësi për krimet e luftës. “Nuk mund të vazhdojmë tutje pa pasur drejtësi për krimet e luftës, kudo që po shkojmë, kërkesa e familjarëve është që të ketë drejtësi për këto raste”, theksoi ajo, duke përmendur edhe përpjekjet për gjykime në mungesë për shkak të mosdorëzimit të të dyshuarve nga Serbia.

Pas homazheve në Bukosh, Haxhiu dhe Hoti nderuan edhe Heroin Besim Ndrecaj në Therandë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.