🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,020 ▲ +0.7% ETH $1,883 ▲ +0.96% XRP $1.0007 ▼ -0.03% SOL $75.5400 ▲ +0.61%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Kosova

Haxhiu në samit: E ardhmja jonë është në BE, kërkon trajtim të barabartë për Kosovën në procesin e integrimit

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se përfshirja e vendit në proceset evropiane është e domosdoshme për stabilitetin e rajonit.

Në një deklarim për media, Haxhiu ka thënë se samiti ku po merr pjesë Kosova është i rëndësishëm, pasi aty pritet të diskutohen çështje që lidhen me sigurinë dhe zgjerimin e BE-së, ndërsa ka nënvizuar se perspektiva e rajonit, sipas saj, është brenda unionit.

“Duhet të theksoj se e ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian i bashkuar dhe më i gjerë është përgjigjja më e fortë ndaj atyre që duan të krijojnë paqëndrueshmëri në Evropë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Kosova ka ndërmarrë reforma dhe se është e orientuar drejt të ardhmes evropiane, duke përmendur se vendi është i përputhur me forumin e BE-së dhe politikën e sigurisë.

“Nga ky samit presim diskutime të frytshme nga të gjithë përfaqësuesit dhe rezultate pozitive”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se për këtë arsye Kosova, sipas saj, “meriton pyetësorin, statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave”.

Në fjalën e saj, Haxhiu ka vlerësuar se procesi i integrimit evropian nuk duhet parë vetëm si procedurë teknike, por si proces i lidhur me zhvillimin dhe vlerat demokratike.

“Integrimi në BE nuk është vetëm një proces teknik. Ka të bëjë me prosperitetin, ka të bëjë me paqen, demokracinë dhe dinjitetin për Evropën dhe për popullin tonë”, ka deklaruar ajo. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.