☁️
Tiranë 15°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,584 ▼0.62%
DOW 45,891 ▼0.72%
NASDAQ 21,989 ▼0.74%
NAFTA 97.82 ▲2.47%
ARI 4,600 ▼6.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,445 ▼ -2.66% ETH $2,114 ▼ -3.04% XRP $1.4280 ▼ -1.12% SOL $87.6000 ▼ -1.53%
S&P 500 6,584 ▼0.62 % DOW 45,891 ▼0.72 % NASDAQ 21,989 ▼0.74 % NAFTA 97.82 ▲2.47 % ARI 4,600 ▼6.04 % S&P 500 6,584 ▼0.62 % DOW 45,891 ▼0.72 % NASDAQ 21,989 ▼0.74 % NAFTA 97.82 ▲2.47 % ARI 4,600 ▼6.04 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

HEC-et kërcënojnë mrekullinë e Valbonës

Nga ujvara në bashkimin me Drinin, Lumi i Valbonës përshkon 65 km dhe përbën zemrën e zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Më tërheqëse për turistët janë 20 km e parë, por mesa duket nuk do të jetë kështu dhe për shumë gjatë, në qoftë se këtu ndërtohet qoftë edhe një hidrocentral i vetëm.

Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej 1996 dhe pritet të shndërrohet në asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën e Malin e Zi.

Por përgjatë lumit që i jep emrin Parkut, do të ndërtohen 10 hidrocentrale. Një prej tyre, më i madhi është Hidrocentrali i Dragobisë. Kompania ndërtuese pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë. Por banorët thonë se lista është e manipuluar, madje në të ka emra të personave që kanë vdekur prej kohësh.

“Këta gjoja janë banorë të fshatit. Ramë Alija është babai im, ka vdekur në 2010, kjo listë është bërë në 2013. Firma nuk është e tij, emri po”, thotë një banor i zonës.

9 hidrocentralet e tjerë do të ndërtohen jo vetëm përgjatë lumit, por edhe në përrenjtë e Valbonës.

“Valbona nuk është e jona, ne jemi shërbëtorë të saj, kur ska pasë shtet fare e kemi mbrojtur me gjak se do ishte e Serbisë sot. Lumi është palca e luginës së Valbonës, më duket banale ndërtimi i hidrocentraleve këtu, përfitimet janë individuale nuk janë të zonës, është shumë më dinjitoze t’i rishohin vendimet nuk është turp’, thonë banorët.

Kundër ndërtimit të Hidrocentraleve në Valbonë janë edhe turistët, madje edhe ata turistë që bukuria e zonës i shndërroi në banorë të saj.

“Kam ardhur në 2009 si turiste për 11 ditë, jam kthyer në Nju York dhe kam paketuar gjërat. Pyjet plot me ari, kjo nuk ekziston në asnjë vend tjetër, një natyrë e egër që është mbaruar në Zvicërr, Austri. Ka vlera gjigante. Valbona është një mrekulli”, thotë Katerina.

Por kjo mrekulli vdes nëse preket arteria që e përshkon, lumi Valbonës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.