☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 73.05 ▼1.1%
ARI 4,129 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,582 ▼ -2.65% ETH $1,667 ▼ -3.82% XRP $1.1060 ▼ -2.16% SOL $69.2700 ▼ -4.67%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.05 ▼1.1 % ARI 4,129 ▼1.75 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.05 ▼1.1 % ARI 4,129 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë?

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar këtë të martë, 26 maj, një shkresë të dytë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU-së), ku i ka kërkuar informacione sa i takon bllokimit dhe më pas zhbllokimit të aktivitetit të kompanisë “Sori-Al”.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se Prokuroria ka sekuestruar kartelat e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, të cilën u helmuan nga ushqimi, dhe ia ka deleguar IML.

Në kërkesën e parë drejtuar AKU-së, grupi i hetimit kërkon t’i vendosen në dispozicion nga ky institucion, dokumentet nëse ka kryer më herët apo jo gjurmueshmërinë dhe kontrollin e ushqimit dhe produkteve.

Hetuesit kërkojnë të zbulojnë nëse ka pasur kontrolle të tjera dhe cilat kanë qenë rezultatet. Po ashtu prokuroria është në pritje edhe të akt-ekspertizës zyrtare nga Mjekësia Ligjore për helmimin e studentëve.

Ndërkohë kujtojmë se lidhur më ketë rast, pati një sqarim publik edhe nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

“Ka patur një komunikim publik edhe nga AKU-ja, që është instancë përgjegjëse për të bërë verifikimet përkatëse. Nga 9 monstra që ata kanë marrë e analizuar, 8 prej tyre kanë rezultuar brenda normave, dhe një ka rezultuar me prani të stafilokokut. Është lokalizuar ky mjedis, është dezinfektuar dhe aktiviteti ka vijuar normalisht, për ofrimin e shërbimit të ushqimit te studentët. Tani që flasim nuk kemi raste problematike”, është shprehur më herët ministri sa i takon helmimit të studentëve të Akademisë së Sigurisë.

Kujtojmë se më 7 maj, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u shtruan në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kishin simptomat e helmimit nga ushqimi. Pas kësaj, më 14 maj, AKU njoftoi se helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë ka ardhur nga konsumimi i makaronave të cilat rezultuan me esheria koli (Escherichia coli ) dhe stafilokok. Ky ishte rezultati i analizave të dala nga mostrat e marra pranë kuzhinës së Akademisë në Sauk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.