☁️
Tiranë 17°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,774 ▼0.13%
DOW 47,835 ▼0.16%
NASDAQ 22,573 ▼0.27%
NAFTA 100.63 ▲6.59%
ARI 4,790 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,721 ▼ -0.9% ETH $2,166 ▼ -2.6% XRP $1.3279 ▼ -2.89% SOL $81.7500 ▼ -2.05%
S&P 500 6,774 ▼0.13 % DOW 47,835 ▼0.16 % NASDAQ 22,573 ▼0.27 % NAFTA 100.63 ▲6.59 % ARI 4,790 ▲0.26 % S&P 500 6,774 ▼0.13 % DOW 47,835 ▼0.16 % NASDAQ 22,573 ▼0.27 % NAFTA 100.63 ▲6.59 % ARI 4,790 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut

titanikTë gjithë ata që e njohin historinë e mbytjes së superanijes  Titanik, të 100 viteve më parë, e dinë se ajo erdhi për shkak të përplasjes me një ajsberg.

Një lidhje që ekziston mes Hënës dhe lëvizjes së ajsbergëve shpjegon se pse një numër i pazakontë i copave të akullit u gjend në rrugën e Titanikut natën e 15 prillit 1912”, thotë Donald Olson, fizikan në Universitetin e Teksasit.

Që nga koha kur ndodhi tragjedia e Titanikut, në të cilën vdiqën 1517 persona, studiuesit janë munduar të kuptojnë se pse kapiteni Eduard Smith i injoroi paralajmërimet për ajsbergë në zonën ku do të kalonte anija.Ai ishte kapiteni më me përvojë i White Star Line dhe i kishte rënë kryq e tërthor disa herë Atlantikut të Veriut e njihej si lundërtar i kujdesshëm.“Ajsbergët e Groenlandës si ai që goditi Titanikun zakonisht ngecin në ujërat e cekëta të Labradorit dhe Njufajndlendit dhe nuk mund të lëvizin drejt jugut pa u shkrirë mjaftueshëm që dallgët të munden t’i lëvizin”, thotë Olson

.Pra si ka mundësi që një numër i madh ajsbergësh gjendeshin në “rrugën” e anijeve, në ujërat e jugut.Ekipi i shkencëtarëve u mbështet në spekulimin e oqeanografit Fergus Ud, i cili thoshte se një afrim i pazakontë i Hënës në janar të 1912-s mund të ketë shkaktuar dallgë aq të larta saqë shumë ajsbergë janë shkëputur nga Groenlanda dhe kanë lëvizur pa e ndryshuar madhësinë drejt ujërave ku kalonin anijet.

Olson thotë se një herë në shumë kohë, Hëna dhe Dielli vendosen në një linjë të tillë që forcat e tyre gravitacionale forcojnë njëra-tjetrën. Në atë kohë, Hëna kishte largësinë më të vogël nga Toka në 1400 vjet dhe afrimi maksimal ndodhi në 6 minuta të hënës së plotë.

Për më tepër, afërsia më e madhe e Tokës me Diellin ishte shënuar pikërisht një ditë më parë. Një konfigurim i tillë rriti efektin e Hënës në oqeane.Sipas studimit të Olson, ajsbergu që u fut në ujërat ku lundronte Titaniku mund të jetë shkëputur nga Groenlanda në janar të 1912-s. Dallgët e larta të baticës, të shkaktuar nga kombinimi i fenomeneve astronomike, u kanë mundësuar ajsbergëve mbërritjen në ujërat ku lundronte Titaniku.

Shkencëtarët që kryen studimin shfajësojnë kapitenin Smith (edhe pse një shekull me vonesë) për vendosmërinë e tij për të lundruar natën e 15 prillit. Si një njohës i mirë i detit, ai nuk kishte arsye të besonte se ajsbergët që do t’i shfaqeshin përpara ishin aq të mëdhenj dhe të shumtë në numër.

Në terma astronomikë, mundësitë që të krijohej një kombinim i tillë ishin 1 mbi….le të themi një shifër astronomike”, përfundon drejtuesi i ekipit që kreu studimin, i cili do të publikohet në prill në revistën “Sky & Telescope.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.