‘Heroi’ shqiptar rrezikon dëbimin nga SHBA
Shqiptari Pamir Kurti, është cilësuar një hero pasi ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një punëtor të shërbimeve, por jeta e tij sot në San Diego, Kaliforni, mund të përfundojë me dëbimin e tij në çdo moment.
Kurti dhe vëllai i tij ishin pjesë e kaosit dhe luftës civile që shpërtheu në Shqipëri në vitin 1997. Vëllai i tij u arrestua, u torturua dhe gati u vra pas rrahjes për muaj të tërë.
Ndërkohë Kurti shkoi në San Diego, në mënyrë të paligjshme në vitin 2001, para se të parashtronte një kërkesë për strehim atje. Duke qenë se shqiptari shkoi në mënyrë të paligjshme në San Diego, gjykata caktoi një seancë gjatë së cilës shqiptari nuk u paraqit. Shtatë vjet më vonë ai u arrestua për mos paraqitje në gjykatë.
Gjatë seancës së tij të parë, Kurti deklaroi se nuk ishte vënë në dijeni për seancën e gjykatës, pasi kjo e fundit e kishte lajmëruar në email-in e tij të vjetër. Atij i ishte mohuar e drejta e qëndrimit në San Diego, dhe për këtë ai u vu në dijeni pas 7 vjetësh.
Sot shqiptari po përballet me një deportim të mundshëm në Shqipëri. Avokatët e tij kanë mohuar këtë akuzë, pasi sipas tyre kërkesa për mos pranimin e strehimit të Kurtit në azil, duhej të bëhej para 7 vjetësh.
“Ai nuk duhet të dënohet tani, për gabimet burokratike të vonuara ndaj aplikimit të tij në atë kohë”, tha avokati i Kurtit, Eleanor Kaplin Adams.
Që kur Kurti mbërriti në Shtetet e Bashkuara, ai mori një leje pune dhe punoi si një ndërtues shtëpish. Në vitin 2012, pranë një shtëpi e në Encinitas, një nënkontraktori të kompanisë “San Diego Gas & Electric”, i ra të fikët gjatë përpjekjes për të lidhur një linjë energjie.
Ishte Kurti ai i cili i shpëtoi jetën, dhe për këtë veprim, shqiptari mori disa medalje lavdërimi me titullin “Good Samaritan”.
Ndërkohë sot, ky “hero”, rrezikon të dëbohet nga San Diego pavarësisht shpresave të tij se përfaqësuesit e emigracionit do të ndërrojnë mendje.