Amerika

Hetim federal për incidentin në Garland

Autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë hetime mbi dy njerëz të vrarë nga policia në Teksas pasi ata qëlluan një roje të sigurisë jashtë një konference mbi fjalën e lirë.
Zëdhënësi departamentit të policisë në Garland të Teksasist, Joe Harn, tha sot se ndërsa motivi për sulmin mbetet i panjohur, “është e qartë se ata kishin  shkuar në vendin e ngjarjes për të qëlluar mbi njerëzit”. Policia gjeti municion në bagazhin e makinës së sulmuesve, por jo bomba pavarësisht dyshimeve fillestare.

Roja e qëlluar është trajtuar për një plagë në këmbë dhe është liruar nga spitali.

Një organizatë e quajtur Nisma për Mbrojtjen e Lirisë Amerikane sponsorizoi konferencën, e cila përfshinte një konkurs për karikaturat e Profetit të fesë islame, Muhamedit, duke ofruar një çmim prej 10 mijë dollarësh për fituesin.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama është informuar lidhur me incidentin. Zëdhënësi i shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se “ne kemi parë se si ekstremistët përpiqen të përdorin të fjalën e lirë të cilën ata e konsiderojnë të jetë ofenduese si justifikim për të përdorur dhunën jo vetëm në këtë vend, por në mbarë botën. Presidenti Obama mendon se nuk ka asnjë formë të shprehjes që do të justifikonte një akt dhune”, tha zoti Earnest.

Zyrtarë të qytetit të Garlandit jo larg Dallasit, thanë se oficeri kishte pësuar plagë që nuk rrezikonin jetën e tij dhe se autoritetet janë në kërkim të bombave të mundshme brenda makinës së përdorur nga sulmuesit. Autoritetet nuk kanë shpalosur identitetin e të vrarëve,

Ne faqen e grupit në internet thuhet se mbi 350 karikatura janë dorëzuar për konkursin që synon të “ngrihet për lirinë e fjalës dhe për të dëshmuar se amerikanët nuk do të tremben nga frikësimet e islamistëve të dhunshëm”.

Politikani holandez Geert Wilders, një kritik i islamit i cili tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara duhet ndalojnë emigrantët mysliman, ishte folësi kryesor. Ai shkroi për të shtënat në twitter dhe tha se ishte larguar nga ndërtesa pas fjalës së tij.

Shumë myslimanë i shohin karikaturat e Profetit Muhamed si fyese për islamin. Çështja ka ndezur tensionet me ata që i shohin vizatimet, si një çështje të lirisë së fjalës.

Në janar, dy islamik radikal sulmuan revistën satirike franceze “Charlie Hebdo”, që kishte botuar karikatura të profetit. Javën e kaluar karikaturisti i Charlie Hebdo, Renald Luzier, tha se nuk do të karikaturojë me profetin, duke nënvizuar se subjekti nuk ishte më interesim i tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button