Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.24 ▲5.12%
ARI 4,794 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,050 ▲ +0.87% ETH $2,216 ▲ +0.09% XRP $1.3549 ▲ +0.19% SOL $84.2900 ▲ +1.21%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.24 ▲5.12 % ARI 4,794 ▲0.35 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.24 ▲5.12 % ARI 4,794 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Hetimet për grabitjen, dyshimet: Autorët ishin më shumë se tre

Grupi hetimor i ngritur për grabitjen spektakolare të gati 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit dyshon se numri i autorëve mund të jetë më shumë se 3.
Hetuesit dyshojnë se pas djegies së “Benz-it” me të cilin u realizua vjedhja, autorët janë pritur nga një person tjetër i cili i ka ndihmuar për t’u larguar me një tjetër automjet.
Po ashtu ka dyshime se pranë kargos mund të ketë qëndruar një tjetër person i cili ka sinjalizuar futjen e blindit me para drejt pistës së avionëve duke sinkronizuar në këtë mënyrë grabitjen e paprecedentë.
Ndërkohë pranë vendit ku u dogj automjeti i vjedhur në Pogradec, policia ka gjetur një paruke që dyshohet se është hedhur nga autorët. Ajo është dërguar për ekzaminime në laboratorin shkencor të policisë. Po ashtu uniformat blu  kanë sekuestruar  pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në rrugën që kanë përshkruar autorët deri në djegien e makinës.
Ndonëse nuk ka asnjë person të dyshuar, policia po mban në vëzhgim disa individë të skeduar dhe të njohur si kontingjent kriminal. Duke qenë se grabitja në aeroportin e Rinasit cilësohet si cenim i sigurisë kombëtare, mësohet se ndihmë në hetime po jep edhe shërbimi informativ shtetëror.
Ndërkohë paraditen e së hënës pritet të dalin para gjykatës së Krujës për caktimin e masës së sigurisë edhe 5 personat e ndaluar.
Ata do të njihen zyrtarisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa prokuroria pritet të kërkojë masën e sigurimit personal arrest me burg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.