Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.32 ▲0.46%
ARI 4,784 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,156 ▲ +1.75% ETH $2,199 ▲ +0.87% XRP $1.3468 ▲ +0.93% SOL $83.3600 ▲ +1.66%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.32 ▲0.46 % ARI 4,784 ▼0.7 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.32 ▲0.46 % ARI 4,784 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Hetimet për helikopterin, kamera e sigurisë në Gjermani

Grupi i prokurorëve që po heton aksidentin ajror ku humbën jetën dy pilotë ushtarakë po diksuton mundësinë të kërkojë asistencë gjermane për të ekzaminuar kartën e memories të rekuperuar ditën e shtunë.

Një burim i rezervuar i tha Top Channel se kjo lëvizje hetimore do të kërkohet për të zbërthyer këtë provë materiale në Gjermani, në mënyrë që të hidhet dritë mbi mjaft paqartësi.

Oficerë të policisë gjyqësore ushtarake ndërkohë kanë pyetur në spital të mbijetuarin e aksidentit, Gerald Baramuça. Ai nuk ka pohuar asnjë të dhënë me interes për hetimin, pasi ka thënë se nuk mban mend asgjë.

Nga ana tjetër, oficerët kanë zbarkuar në Farkë për të sekuestruar dokumentacionin që tregon itinerarin dhe shkaqet e ngritjes së helikopterit “EC 145”.

Por ndërsa pritet zbardhja e kartës së memories që ishte në kameran e sigurisë së pilotit, të tjera fakte dalin në dritë. Në këtë zonë, rreth 300 metra larg vendit të rrëzimit të mjetit fluturues në ujë, 4 ditë pas aksidentit u gjetën pjesë të tjera që janë radari, kapakët e motorit, pjesë nga veshja e jashtme, kufjet e pilotëve.

Pjesët janë gjetur nga operatori i Top Channel i cili në përpjekje për të filmuar operacionin e nxjerrjes së helikopterit nga uji, në një zonë kënetore fotografoi e filmoi pjesët.

Këto mbetje të helikopterit kanë ngritur pyetje të tjera si: çfarë i ka çuar kaq larg vendit të rrëzimit? A kanë rënë ato të parat në tokë e më pas ka rënë helikopteri 300 metra më tej në ujë?

Burimet thonë se fakti që pjesë të helikopterit ndodhen kaq larg është: ose ato janë shkëputur që në ajër, e më pas helikopteri ka rënë; ose pas impaktit me ujin helikat mund të kenë goditur trupin dhe forca e madhe i ka flakur pjesët në një distancë të konsiderushme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.