Bota
Hidalgo dhe Le Pen sfidojnë Macron për presidencialet
Anne Hidalgo, kryebashkiakja e Parisit, socialiste dhe Marine Le Pen, pritet të sfidojnë në garë për kreun e Elizesë, presidentin aktual Emmanul Macron.
“Kam vendosur të jem kandidate për presidencën e Republikës Franceze”, njoftoi kryebashkiakja socialiste e Parisit, Anne Hidalgo.
“Para syve tanë, modeli republikan po shpërbëhet”, tha Hidalgo, duke kujtuar se ajo ishte “një grua franceze e lindur në Spanjë” dhe se ”vitet e fundit kishte dëgjuar francezët dhe francezet”.
”Unë dua të filloj duke i dhënë fund përbuzjes, arrogancës, përçmimit të atyre që e njohin jetën tonë aq keq. Dua të ofroj një të ardhme për të gjithë fëmijët tanë”, shtoi Hidalgo