☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $62,008 ▲ +2.21% ETH $1,634 ▲ +5.05% XRP $1.1343 ▲ +3.7% SOL $65.0300 ▲ +5.47%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

Himara çel sezonin turistik, Tavo: Destinacion gjithëvjetor, presim rritje të ndjeshme të vizitorëve

Himara ka nisur zyrtarisht sezonin turistik 2026, ndërsa sinjalet e para tregojnë për një vit edhe më të suksesshëm se ai i kaluar. Në një lidhje “Skype” me emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, kryebashkiaku Vangjel Tavo theksoi se, në fakt, fluksi i pushuesve ka filluar shumë më herët.

Sipas tij, aktivitetet e organizuara nga 1 deri më 3 maj kishin karakter simbolik, pasi sezoni turistik në Himarë ka nisur rreth një muaj e gjysmë më herët krahasuar me një vit më parë.

“Çelja e sezonit ishte një organizim simbolik, pasi Himara e ka nisur shumë më herët sezonin turistik. Këtë vit ka filluar rreth një muaj e gjysmë më shpejt se vjet”, u shpreh Tavo.

Ai nënvizoi se synimi kryesor është promovimi i Himarës si një destinacion jo vetëm veror, por gjatë gjithë vitit, duke ofruar alternativa të shumta për vizitorët.

“Himara është një destinacion turistik jo thjesht sezonal, por gjithëvjetor. Kushdo që vjen këtu nuk gjen vetëm detin, por shumë mundësi të tjera për të kaluar kohën e lirë. Ata që vijnë për pushime, largohen me kujtime të jashtëzakonshme dhe rikthehen sërish”, tha ai.

Sa i përket përgatitjeve, kreu i bashkisë garantoi se institucionet vendore janë gati për një fluks më të lartë turistësh, duke përmirësuar shërbimet, pastërtinë dhe menaxhimin e trafikut.

“Jemi përgatitur për një fluks shumë më të madh se vitin e kaluar. Kemi marrë të gjitha masat për pastërtinë, për sigurinë dhe për menaxhimin e qarkullimit. Nga 1 qershori do të ndërhyjmë edhe në rregullimin e trafikut për të shmangur vonesat”, deklaroi Tavo.

Ai bëri të ditur se rezervimet për këtë sezon kanë shkuar deri në muajin nëntor, çka sipas tij tregon rritje të kërkesës për Himarën si destinacion turistik.

“Rezervimet kanë arritur deri në nëntor, gjë që tregon se numri i pushuesve do të rritet ndjeshëm edhe këtë vit”, theksoi ai.

Në vitin 2025, Himara priti rreth 220 mijë vizitorë, ndërsa këtë vit pritet një rritje e mëtejshme. Paralelisht me investimet publike, janë shtuar edhe investimet private, përfshirë struktura akomoduese cilësore dhe hotele me standarde të larta.

“Po zhvillohen investime serioze, përfshirë hotele me pesë yje dhe brende ndërkombëtare, që e çojnë Himarën drejt një turizmi elitar”, u shpreh Tavo.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm këtë sezon është rritja e sipërfaqes së plazheve publike. Nga 30% vitin e kaluar, këtë vit ato arrijnë në 49%, me synimin që në të ardhmen të dominojnë bregdetin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.