🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,555 ▼0.4%
DOW 46,127 ▼0.18%
NASDAQ 21,736 ▼0.96%
NAFTA 92.62 ▲5.09%
ARI 4,383 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,157 ▼ -2.74% ETH $2,108 ▼ -2.1% XRP $1.3879 ▼ -3.91% SOL $89.1400 ▼ -2.36%
S&P 500 6,555 ▼0.4 % DOW 46,127 ▼0.18 % NASDAQ 21,736 ▼0.96 % NAFTA 92.62 ▲5.09 % ARI 4,383 ▼0.55 % S&P 500 6,555 ▼0.4 % DOW 46,127 ▼0.18 % NASDAQ 21,736 ▼0.96 % NAFTA 92.62 ▲5.09 % ARI 4,383 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Himarë, 45 mln euro në energjinë e erës dhe diellit

Kompania “Sun&Wind Energy Corporation” aplikoi në Ministrinë e Energjetikës për ndërtimin e dy parqeve të prodhimit të energjisë nga era dhe dielli me vlerë totale 45 milionë euro ne zonën e Pilurit ne Bashkinë Himarë.

Burimet zyrtare në ministrinë e Energjetikës pohojnë se, aplikimi i kompanisë është duke u shqyrtuar bazuar në procedurat për investimet jo koncensionare ne energjetikë.

Nga të dhënat e aplikimit shihet se projekti i i parë ka të bëjë me ndërtimin e një parku ekolik në Zonën në jug‐lindore të zonës së Pilurit të Bashkisë Himarë respektivisht në tre parcela.

Parcela e parë është projektuar të shtrihet ën një sipërfaqe 123.9 ha, parcela e dytë në një sipërfaqe 910.2 hektarë dhe parcela e tretë 1034.1 hektarë.

Kapaciteti i instaluar do të jetë 30 MW dhe është parashikuar të implementohet në 3 faza, të ndara sipas fuqisë. Faza e parë 6 Më (2018‐2022), faza e dytë 6 MË (2022‐2026) dhe faza e tretë 18 MË (2026‐2030).

“Sun&Wind Energy Corporation” parashikon një vlerë investimi rreth 27 milion Euro.

Projekti i dytë synon një park fotovoltaik (energji nga dielli) me kapacitet 15 MW dhe gjithashtu do të jetë i vendosur në  zonën e Pilurit në Bashkinë Himarë.

Parku është parashikuar të vendoset në zonën në jug‐perëndim të zonës së Pilurit me një sipërfaqe t 25 ha. Kapaciteti i instaluar do të jetë 15 MË dhe do te  implementohet në 3 faza, të ndara sipas fuqisë: faza e parë 2 MË (2018‐2022), faza e dytë 5 MË (2022‐2026) dhe faza e tretë 8 MË (2026‐2030).  Vlera e investimit në total parashikohet 18 milion euro.

Që ky investim të realizohet duhet që fillimisht Komisioni i Vlerësimit të Aplikimit të paraqet ministrit, brenda 45 ditëve nga marrja e aplikimit një raport lidhur me miratimin ose refuzimin e aplikimit.

Më pas, ministri, në rast të një raporti pozitiv të Komisionit të Vlerësimit të Aplikimit, i lëshon aplikuesit një miratim paraprak për vazhdimin e procedurave për marrjen e së drejtës së ndërtimit.

Miratimi paraprak për vazhdimin e procedurave përmban periudhën kohore brenda së cilës aplikuesi duhet të përfundojë matjet ose studimet e tjera, lidhur me investimin

Aplikuesi, i pajisur me miratimin paraprak i paraqet Ministrisë, brenda periudhës kohore të përcaktuar, miratimin paraprak, me qëllim marrjen e miratimit përfundimtar.

Më pas Komisioni shqyrton, brenda 20 ditëve kalendarike, nga dita e paraqitjes, plotësinë dhe saktësinë e të gjitha dokumenteve të paraqitura nga aplikuesi dhe më pas Ministri i dërgon Këshillit të Ministrave propozimin për miratimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese mbi 2 MË, të cilat nuk janë objekt koncesioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.