Te ndryshme

Historia e familjes Stroh: Si të shpërdorosh 9 miliardë dollarë

birra strohsKjo është mënyra sesi një pasuri miliarda dollarëshe mund të kthehet në pluhur brenda pak dekadave. Historia e trishtë e familjes Stroh, dikur ndër më të pasurat në Amerikë, tani një nga mësimet më të mëdha të pasurive të humbura

Falimenti

Forbes

Megjithatë, sot Stroh-sët, si një familje biznesmenësh apo si një ent financiar, thuajse nuk ekzistojnë. Kompania është shitur me pjesë. Fondet e mirëbesimit i kanë marrë edhe qindarkat e fundit për t’ua dhënë aksionerëve. E vetmja gjë që i ka mbetur tani familjes Stroh është një ndërtesë gjysmë e zbrazët zyrash në Detroit. Ata kishin mjaftueshëm para për t’i lejuar brezit të pestë të bënte një jetë të rehatshme, por nuk ishte e thënë.

familja strohs“Ne u bëmë kombëtarë pa pasur buxhetin”, psherëtin Greg Stroh, një anëtar i brezit të pestë të familjes dhe ish-punonjës i birrarisë Stroh. “Ishte si të shkoje në duel të armatosur me një thikë. Nuk patëm asnjë mundës”. Analiza e tij vjen me një notë dështimi të pashmangshëm, por në fakt nuk është kështu. Kundërshtarët më të mëdhenj të Stroh-sëve, Coors, iu desh të kthenin disa birrari rajonale në kombëtare, por ata vazhdojnë akoma të jenë në listën e 100 familjeve më të pasura amerikane. Stroh-sët zgjodhën një rrugë tjetër, një sagë që shërben si një paralajmërim i fuqishëm: aq sa e vështirë është të ndërtosh një biznes familjar që supozohet të zgjasë një përjetësi, po aq e thjeshtë është për çdo pasardhës ta fundosë atë.

Biznesi i birrës së familjes Stroh gjatë vitit të parë kishte një parim të thjeshtë: respekto klientët, respekto punonjësit. John Stroh që përjetoi valën e madhe të suksesit gjatë viteve të Presidentit Ajzenhauer, është i njohur për faktin se dinte të gjithë emrat e punonjësve të tij dhe ata i qëndronin besnikë deri në vdekje. Më vonë, John ia kaloi drejtimin nipit të tij, Peter, i cili u bë drejtor i përgjithshëm në vitin 1980. Ai kishte plan ta rriste biznesin jo gradualisht, por nëpërmjet përvetësimit. Ai mori borxh pesë herë më shumë se pasuria e familjes për të blerë birrari të reja që të zgjeronte biznesin. Papritur Stroh ishte birraria e tretë më e madhe në SHBA dhe iu dha vlera 700 milionë dollarë në vitin 1988. Familja kishte një nga pasuritë më të mëdha të kohës që pjesëtohej mes 30 familjarëve.

Por vizioni i madh i Peter Stroh-ut dështoi të materializohej. Ai la jashtë parashikimeve të tij një gjeneratë të tërë: birrën e lehtë. Të mbytur me borxhe, Stroh-ët nuk mundën të financonin reklamimin për të konkurruar me dy kundërshtarët e tjerë. Ata iu kthyen uljes së çmimit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Ngadalë, familja ambicioze nga Kolorado filloi të konkurronte me tregjet e Stroh. Nga fundi i viteve ’80, Coors-ët zunë vendin e tretë, duke tejkaluar Stroh-ët.

Pak më vonë, Peter Stroh, ra dakord ta shiste biznesin familjar te Coors-ët për 425 milionë dollarë. Por ata u tërhoqën nga marrëveshja pak muaj më vonë. I dëshpëruar, Peteri iu përkushtua rritjes së pozicionit të kompanisë. Bashkë me rritjen e pozicionit, ai rriti edhe çmimet. S’mund të merrej vendim më i keq. Shitjet e birrës kishin rënë më shumë se 40 për qind në një vit, rënia më e madhe në historinë e birrës. Në vitin 1992 Peter Stroh e pranoi gabimin dhe u shpreh se ishin përpjekur të bënin më shumë seç mund të përballonin. Por në 1996-n, Stroh përsëriti të njëjtin gabim. Mori borxh 300 milionë dollarë për të blerë një birrari në qytete që nuk ishte shpërndarë deri më atë çast. Gjërat morën të tatëpjetën dhe u bënë gjithnjë e më keq. Kur John Stroh III mori drejtimin, kompania kishte humbur miliona. Në vitin 1999 kompania u shit pjesë-pjesë për të larë borxhet.

Nëse atëherë kursimi nuk ishte diçka që mendohej dhe i shqetësonte trashëgimtarët, tashmë fëmijët e një prej vëllezërve Stroh jetojnë pa lukse. Vëllai i Peterit hoqi dorë nga kompania, kur ky mori drejtimin. Ai jetoi një jetë me plot shpenzime, përgjithësisht për kënaqësinë e koleksionimit të armëve antike. Tani Frances dhe dy vëllezërit e saj “të mbijetuar” kanë një fond mirëbesimi prej 400 mijë dollarësh secili. Ata zbuluan gjithashtu se koleksionet e të atit ishin false dhe nuk vlenin asnjë qindarkë. Kjo është mënyra sesi një pasuri miliarda dollarëshe mund të kthehet në pluhur brenda pak dekadave. Historia e trishtë e familjes Stroh, dikur ndër më të pasurat në Amerikë, tani një nga mësimet më të mëdha të pasurive të humbura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button