☁️
Tiranë 20°C · Vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,095 ▲ +0.37% ETH $2,505 ▲ +0.34% XRP $1.3961 ▼ -0.94% SOL $109.6600 ▼ -0.25%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Historia po troket në Preshevë”, Bislimi: Për herë të parë një delegacion zyrtar i Kongresit amerikan viziton Luginën

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi ka thënë sot se për herë të parë në histori, një delegacion zyrtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i udhëhequr nga Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, do të vizitojë Luginën e Preshevës.

Bislimi në një postim në Facebook shkruan se kjo nuk erdhi rastësisht, por është rezultat i pothuajse dy dekadave punë të pandalshme, takimeve të shumta në Washington DC, letrave nga kongresistë e senatorë amerikanë, brifingjeve në Senat, rezolutave dhe angazhimit të vazhdueshëm për ta ngritur zërin e shqiptarëve të Luginës aty ku merren vendimet më të rëndësishme në botë.

Lexoni të plotë postimin e Bislimit:

Ka çaste në historinë e një populli që nuk maten vetëm me një vizitë apo një takim diplomatik, por me peshën morale dhe politike që ato bartin për breza të tërë. Java që vjen është pikërisht një moment i tillë për Luginën e Preshevës.

Për herë të parë në histori, një delegacion zyrtar i Kongresit të SHBA-së, i udhëhequr nga Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, do të vizitojë Luginën e Preshevës. Kjo s’ka se si të mos më rikujtoj kohën e vizitës së parë kongresionale në Kosovë në Maj 1990 në krye me asokohe Kongresistin Lantos dhe DioGuardi!

Kjo nuk erdhi rastësisht. Është rezultat i pothuajse dy dekadave punë të pandalshme, takimeve të shumta në Washington DC, letrave nga kongresistë e senatorë amerikanë, brifingjeve në Senat, rezolutave dhe angazhimit të vazhdueshëm për ta ngritur zërin e shqiptarëve të Luginës aty ku merren vendimet më të rëndësishme në botë. Isha vetëm 20 vjeçar kur fillova angazhimin për Luginën nën lidershipin e Joe e Shirley DioGuardit duke aranzhuar takimet e para në Gjilan.

Sot, ajo punë po merr formë konkrete në trojet tona.

Një falënderim i veçantë shkon për miqtë tanë të jashtëzakonshëm në Texas — veçanërisht z. Gino Mulliqi, z. Ceka, z. Smajli, z. Mehmeti, z. Tafilaj, z. Haliti, z. Vranici (Albanians for America) dhe shumë të tjerë — që me përkushtim, sinqeritet dhe dashuri për çështjen kombëtare ndihmuan që kauza jonë për Luginën të bëhet edhe kauzë e z. Self — dhe, kjo vizitë historike të bëhet realitet.

Nën patronatin e Kryetares së Preshevës, znj. Ardita Sinani, Lugina tashmë po vishet me billborde mirëseardhjeje për delegacionin kongresional amerikan. Këto nuk janë vetëm billborde — janë simbol i shpresës, dinjitetit dhe i faktit se Lugina nuk është më e harruar.

Historia po troket në Preshevë!

Dhe këtë herë, ajo po vjen direkt nga Capitol Hill, kupola e demokracisë botërore, në Washington, DC. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.