☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.60 ▲0.38%
ARI 4,414 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $67,913 ▼ -1.6% ETH $2,047 ▼ -2.09% XRP $1.3822 ▼ -2.06% SOL $86.1300 ▼ -1.7%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.60 ▲0.38 % ARI 4,414 ▼3.51 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.60 ▲0.38 % ARI 4,414 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

“Historitë e suksesit shqiptaro-amerikan”, Rama takon kongresmenët

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë një urë të fortë lidhëse, komunitetin shqiptaro-amerikan. Me senatorët, kongresmenët dhe përfaqësuesit e këtij komuniteti ndanë me kryeministrin Rama historitë e suksesit shqiptaro-amerikan.

“Të gjithë shqiptarët në Amerikë janë ambasadorë të vendit të tyre dhe e bëjnë Amerikën të madhe, sepse nuk e harrojnë Shqipërinë dhe nuk duhet ta harrojnë”, deklaroi kongresmeni Charles Rangel.

“Ishte shumë befasuese për mua kur udhëtova në Shqipëri, Nuk do të gjeni asnjë vend tjetër në botë që ka aq shumë shtëpi, ku flamuri shqiptar valëvitet përkrah flamurit amerikan. Është një miqësi e veçantë, një miqësi që e çmojmë shumë këtu në SHBA”, tha nga ana tjetër senatori Mark Kirk.

Për kryeministrin Rama, shqiptarët kanë një sfidë të re për të krijuar një histori të re suskesi.

“Le të frymëzohemi nga historitë e suksesit, nga më të mirat tona, për të bërë të mundur që Shqipëria dhe Kosova të jenë një histori suksesi në Ballkan dhe që Ballkani të jetë një histori suksesi në Europë. Europa ka shumë nevojë për një histori suksesi dhe kush tjetër, përveç Ballkanit Perëndimor mund të japë një histori suksesi. Ne jemi e vetmja histori suksesi që mund të shkruajë tani Europa. Le ta bëjmë realitet”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.