Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,060 ▲ +0.22% ETH $1,881 ▲ +0.38% XRP $1.0032 ▼ -0.18% SOL $75.2700 ▼ -0.52%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Politika

“Hita, ki kujdes djalë”, Mit’hat Havari paralajmëron drejtorin e Policisë: Mos dhunoni protestuesit!

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe kujdes nga ana e forcave të rendit gjatë menaxhimit të protestave qytetare që po zhvillohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Dangllin në A2CNN, Havari iu drejtua publikisht Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke kërkuar që policia të shmangë çdo përdorim të panevojshëm të forcës ndaj protestuesve.

Sipas tij, protesta aktuale ka karakter qytetar dhe nuk mund të krahasohet me tubime të tjera politike ku janë regjistruar incidente të dhunshme. Havari tha se policia duhet të tregojë tolerancë dhe profesionalizëm në raport me pjesëmarrësit, duke respektuar të drejtën e tyre për të protestuar.

“E pashë edhe ujin që i hodhën publikut atje, policia duhet të ketë shumë kujdes. Nuk është protestë e Sali Berishës me bomba molotov. Është protestë qytetare. Hita ki kujdes djalë me qytetarët, të thotë Mit’hat Havari nga studio. Kujdes, jo dhunë! Toleroni. Nuk janë patronazhistë qytetarët shqiptarë, janë bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Ky është një emërtim i ri për t’u kamufluar, që denigrojnë figura, për t’u prishur imazhin. Emëroi Gramoz Ruçin shef te patronazhistëve! Ai është në pension”, tha Havari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.