🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 73.35 ▼0.69%
ARI 4,129 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,462 ▼ -3.19% ETH $1,664 ▼ -4.16% XRP $1.1048 ▼ -2.51% SOL $68.9800 ▼ -5.22%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.35 ▼0.69 % ARI 4,129 ▼1.75 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.35 ▼0.69 % ARI 4,129 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Hita, porosi efektivëve në Kukës e Dibër: Fokus te siguria në shkolla, rrugë dhe sezoni turistik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi takime me strukturat e Policisë në Kukës dhe Dibër, si dhe me Policinë Kufitare dhe Migracionit në këto qarqe, ku u diskutuan prioritetet kryesore të punës policore për periudhën aktuale.

Gjatë takimeve, në fokus ishin sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i zjarrvënieve, si dhe forcimi i reagimit dhe performancës së shërbimeve policore në terren.

Drejtori Hita kërkoi disiplinë të lartë në punë, komunikim më të mirë me qytetarët dhe trajtim në kohë të çdo problematike të raportuar.

Ai theksoi rëndësinë e goditjes së paligjshmërisë në disa fusha, përfshirë armëmbajtjen pa leje, shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave, kultivimin e bimëve narkotike, dhunën në familje, lojërat e fatit, krimet mjedisore, ekonomike dhe ato kufitare, si dhe kapjen e personave në kërkim.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë në shkolla, ku u kërkua prani dhe angazhim maksimal i policisë deri në përfundim të vitit shkollor, si dhe masa parandaluese ndaj elementeve kriminale që mund t’u afrohen institucioneve arsimore.

Në fushën e sigurisë rrugore, u kërkua monitorim intensiv me mjete inteligjente në akset kryesore, duke shmangur ndalesat e panevojshme dhe duke përdorur teknologjinë për evidentimin e shkeljeve.

Në zonat urbane, u kërkua zbatim i rreptë i rregullave ndaj parkimeve të gabuara, manovrave të rrezikshme dhe zhurmave nga automjetet e modifikuara.

Hita theksoi gjithashtu nevojën për shërbim cilësor ndaj turistëve, shtim të sporteleve në pikat kufitare gjatë fluksit dhe komunikim me etikë me qytetarët dhe vizitorët.

Një tjetër prioritet i rëndësishëm ishte parandalimi i zjarreve gjatë sezonit veror, ku u kërkua bashkëpunim me njësitë vendore, njoftim i barinjve dhe monitorim i personave të dyshuar për zjarrvënie në të kaluarën.

Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm u shpreh se mbështet punonjësit e ndershëm të Policisë, ndërsa do të jetë i ashpër ndaj çdo abuzimi me detyrën dhe besimin e qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.