Horoskopi për datën 27 tetor 2014
Sot, do të merrni një ftesë për darkë ose drekë. Do të jeni veçanërisht të interesuar për argumentet spirituale ose fetare. Në mbrëmje do të kaloni momente të vogla tensioni në familje.
Demi
Mërkuri do të bëjë gjithçka për t’ju xhelozuar sot. Ndaj mos e prishni ditën tuaj kot. Do të ndiheni veçanërisht nervozë, kjo për faj të Hënës. Sqarojini disa gjëra me partnerin, por me qetësi.
Binjakët
Mund të diskutoni për një çështje financiare: merrni përgjegjësitë tuaja nëse keni. Në të mirë e në të keq përpiquni gjithmonë që të jeni të sjellshëm. Në dashuri do të keni mundësi të pakta.
Gaforrja
Do të zhgënjeheni, sepse do t’ju ndodhin gjëra që as nuk i kishit menduar më parë. Nëse bujaria juaj nuk vlerësohet, mos u mërzisni, por vazhdoni rrugën tuaj. Kush bën mirë, gjen mirë.
Luani
Besojini fatit këtë herë në çështjen e dashurisë. Bëni durim, sepse Mërkuri mund t’ju krijojë ndonjë lojë të keqe që do ta humbni atë. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë duke u treguar tej mase tolerantë.
Virgjëresha
Do të merrni lajme nga një person i largët. Lexoni një libër të mirë. Të tjerët do të jenë ata që do t’ju japin argumentet e duhura për zgjidhjen e problemeve.
Peshorja
Do të merrni kritika në punë dhe në familje. Dita do t’ju duket krejtësisht negative, por në mbrëmje mund të përjetoni momente shumë të bukura dashurie. Tregohuni gjithmonë të sigurt në vetvete.
Akrepi
Sot do të bindeni më shumë se kurrë se nuk mund t’ia dilni dot vetëm, ndaj mos e refuzoni një ndihmë që do t’ju ofrohet. Kjo do të jetë një ditë speciale për të lindurit ditën e mërkurë.
Shigjetari
Për disa do të jetë një ditë veçanërisht e lumtur: do të fitoni diçka të papritur. Nëse nuk ia dilni dot pa dikë, të paktën mos e xhelozoni kot duke menduar se do ta bëni për vete.
Bricjapi
Do të keni probleme komunikimi me të afërmit dhe njerëzit e dashur. Për të mos u mbyllur në vetvete, do të ishte më mirë që të dilnit për shopping. Jeni një person i sinqertë dhe i thjeshtë, por kjo nuk do t’ju shpërblehet.
Ujori
Në dashuri nuk do të keqkuptoheni. Çiftet të lidhur prej një kohe të gjatë duhet të flasin me patjetër për projektet e tyre mbi të ardhmen për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Po kaloni një moment të vështirë me financat.
Peshqit
Sot do të ndiheni të mbushur me një forcë të pabesueshme. Do të ndikoheni pozitivisht nga Marsi, sidomos në pjesën e parë të ditës. Beqarët do të kenë mundësi të mira takimesh. Mos i anashkaloni