Horoskopi

Horoskopi për datën 5 shtator 2014

horoskopiDashi

Çiftet do të përfshihen në një atmosferë të mrekullueshme, e cila do të manifestohet në mënyra të ndryshme. Ndërsa beqarët do të gjejnë forcë në vete për të filluar një jetë të re.

Demi

Mes jush dhe dëshirave tuaja është krijuar një “mur”, si në dashuri ashtu edhe në aspekte të tjera të jetës. Muri i krijuar dhe i cili vazhdon të “ngrihet” duket plot vështirësi. “Shembeni” atë.

Binjakët

Zgjedhjet që do të bëjnë disa çifte do të rezultojnë të gabuara. Duhet t’i kushtoni rëndësi aspektit të dashurisë. Sepse kjo e fundit mund të provokojë kriza. Në punë jepni më të mirën tuaj.

Gaforrja

Në jetën tuaj keni një person i cili ju adhuron në fshehtësi, i cili nuk ka gjetur asnjëherë forcë dhe mundësinë për t’jua thënë. Beqarët do të takojnë persona shumë idealistë dhe altruistë.

Luani

Në raportet çifte të kësaj shenje ata që do të maturohen më shumë do të jenë partnerët meshkuj. Ata do të gjejnë rrugën e duhur. Takime të reja dhe inkurajuese për beqarët.

Virgjëresha

Frika se mund të qëndroni vetëm pas një ndarjeje të papritur, do të jetë shumë e madhe. Kësaj do t’i shtohet edhe një gjendje jo e mirë shëndetësore. Për ju do të fillojë një periudhë jo e qetë.

Peshorja

Marrëdhënia dashurore fatkeqësisht do të jetë jo e mirë për ju të shenjës së peshores. Mëria dhe ndjenja e fajit mund të pushtojnë ditën e sotme. Mendohuni mirë për çdo hap që do të hidhni.

Akrepi

Pasioni që mbani në zemër do që të “shpërthejë”. Do t’ju duhet të merrni vendime për gjithçka, por nuk do të keni shumë mundësi zgjedhjesh. Impulsiviteti dhe nxitimi do të dominojnë te ju sot.

Shigjetari

Në dashuri do të rivlerësoni gjithçka që ju ka ndodhur. Në fakt, keni bërë gabime të mëdha. Ju duhet të bëni durim. Beqarëve do t’u ndodhin aventura të vogla dhe jo serioze.

Bricjapi

Do të keni mundësi të stabilizoni marrëdhënien në çift duke gjetur një rrugë të mirë komunikimi edhe në aspektin ekonomik duke hapur një aktivitet ose biznes të ri. Takime interesante për beqarët.

Ujori

Do të kaloni një periudhë vuajtjesh dhe dhimbjesh. Do të përjetoni ndjesinë e “mbytjes” për problemet të cilat nuk do të mund t’i zgjidhni menjëherë. Beqarët do të mjaftohen me shoqërinë.

Peshqit

Do të qartësoni shumë gjëra, ndërsa më pas do të ndiheni të qetë dhe në paqe. Do t’ju lindin shpresa të reja për takime interesante. Beqarët do të kalojnë një periudhë stresante.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button