🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,076 ▼ -2.09% ETH $2,195 ▼ -1.91% XRP $1.3299 ▼ -0.87% SOL $82.0400 ▼ -2.43%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Bota

Horror në Ohajo, shkëputet karuseli

Një person humbi jetën dhe disa të tjera mbetën të plagosur pas një incidenti në një nga lojërat e panairit shtetëror të Ohajos.

Shefi i zjarrfikëseve lokalë në qytetin Kolumbus ku ndodhi aksidenti, tha se viktimat u nxorën me forcë jashtë nga loja, parimi i së cilës është rrotullimi i shpejtë rreth vetes. Mësohet se tre prej të plagosurve janë në gjendje kritike. Një video që qarkullon online tregon momentin e aksidentit fatal, ku shfaqet një seri sediljesh që shkëputen nga loja, por vërtetësia e videos nuk është konfirmuar.

Guvernatori i Ohajos, John Kasich konfirmoi humbjen e një jete dhe tha se kishte urdhëruar që të gjitha lojërat të mbyllen derisa të kryhen inspketimet e sigurisë.

Loja në fjalë përbëhet nga një lavjerrës që lëviz majtas e djathtas, ndërsa njerëzit janë ulur në një platformë të rrumbullakët që rrotullohet rreth vetes në fund të lavjerrësit.

Ekipet e emergjencës që mbërritën të parat në vendngjarje treguan se viktimat u hodhën jashtë lojës me shpejtësi të madhe deri në lartësinë 8 apo 10 metra dhe më pas u përplasën në tokë, shumë larg lojës. Ekspertët thonë se ata janë përplasur me shpejtësi të ngjashme si në një aksident automobilistik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.