☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.06 ▼3.56%
ARI 4,487 ▲1.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,188 ▼ -0.59% ETH $2,142 ▼ -0.27% XRP $1.4095 ▼ -1.34% SOL $90.1300 ▼ -1.54%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.06 ▼3.56 % ARI 4,487 ▲1.93 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.06 ▼3.56 % ARI 4,487 ▲1.93 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Hoxha: E përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti të martën në një takim Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin e tij institucional për një gjyqësor të pavarur, ndërsa potencoi qëndrimet dhe përkushtimin e saj maksimal në realizimin e këtyre objektivave.

Idrizi e njoftoi ministren Hoxha për sfidat me të cilat përballet sektori i drejtësisë, ndërsa theksoi se mbetet hapësirë për përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes nëpërmjet koordinimit institucional nga të gjithë aktorët vendimmarrës.

Ministrja Hoxha u shpreh se është e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor, si dhe në reformat dhe efikasitetin në trajtimin e lëndëve.

“Transparenca, efikasiteti, përgjegjshmëria, luftimi i korrupsionit, sundimi i rendit dhe ligjit, si dhe parimi se askush nuk është mbi ligjin do të jetë udhërrëfyes gjatë tërë mandatit tim”, tha ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Idrizi vlerësuan gjatë takimit se nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit ndër institucional, institucionet e drejtësisë duhet të rrisin edhe më shumë transparencën, në mënyrë që qytetari si taksapagues të jetë i informuar dhe kërkues e monitorues i sistemit gjyqësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.