☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.92 ▲0.1%
ARI 4,583 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $75,369 ▲ +8.13% ETH $2,366 ▲ +4.37% XRP $1.3002 ▲ +16.82% SOL $89.0800 ▲ +4.49%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.92 ▲0.1 % ARI 4,583 ▲0.25 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.92 ▲0.1 % ARI 4,583 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Politika

Hoxha takim në Sofje me homologen bullgare: Zgjerim bashkëpunimi dhe Korridori VIII, potencial ekonomik për rajonin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Sofje të Bullgarisë në kuadër të mbylljes së Presidencës së Bullgarisë në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) për periudhën 2025–2026, ku po zhvillohet Takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse.

Gjatë vizitës, Hoxha u prit në një takim bilateral nga Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova. Takimi rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke nxjerrë në pah rëndësinë e thellimit të dialogut politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha kyçe si energjia, infrastruktura dhe ndërlidhja strategjike.

Në një postim në platformën X, Hoxha theksoi se diskutimet nënvizuan rëndësinë e Korridorit VIII, si një lidhje jetike mes rajoneve të Adriatikut dhe Detit të Zi, me potencial të madh për rritjen e tregtisë, lëvizshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Evropën Juglindore.

“Në këtë kontekst, nënvizuam rëndësinë e Korridorit VIII, si një lidhje me rëndësi jetike midis rajoneve të Adriatikut dhe Detit të Zi, me potencial të konsiderueshëm për të rritur tregtinë, lëvizshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë Evropën Juglindore”, shkruan Hoxha.

Ministri shqiptar vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe avokimin e saj për një politikë të besueshme zgjerimi.

Ai shtoi se gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për paqen, sigurinë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Diskutimet tona nxorën në pah rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha kyçe si energjia, infrastruktura dhe ndërlidhja strategjike. Në këtë kontekst, nënvizuam rëndësinë e Korridorit VIII, si një lidhje me rëndësi jetike midis rajoneve të Adriatikut dhe Detit të Zi, me potencial të konsiderueshëm për të rritur tregtinë, lëvizshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë Evropën Juglindore.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte roli i minoritetit kombëtar në vendet respektive, të cilët u cilësuan si ura miqësie dhe bashkëpunimi mes dy popujve.

Ky takim në Sofje shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, duke e vendosur Korridorin VIII si një projekt strategjik me ndikim të gjerë në zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.