☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,969 ▲ +0.49% ETH $2,415 ▼ -0.58% XRP $1.2955 ▼ -0.19% SOL $103.9400 ▼ -0.16%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

“Mos e mbaj peng Shqipërinë”, demokratët “masakrojnë” Berishën, i kërkojnë largimin nga politika

Deklarata e Sali Berishës, i cili kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas protestave të dhunshme, ka marrë reagime të shumta në rrjetet sociale. Në videon e shpërndarë nga kreu i Partisë Demokratike në Facebook, një pjesë e konsiderueshme e komentuesve i drejtohen me kritika të forta, duke i kërkuar të largohet nga politika dhe t’ia lërë vendin brezit të ri. Mes tyre ka edhe qytetarë që shprehen se e kanë mbështetur dhe votuar për vite me radhë, por që tashmë kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Doktor, mos e mbaj dhe ti peng Shqipërinë. Rama është i paskrupullt, por njerëzit nuk të duan as ty, disa thjesht nga injoranca, por ky është realiteti.”

“O Sali Berisha, të kemi votuar gjithë jetën… Kur është boll, është boll… Dorëhiqu, nuk të voton populli më ty… Liroja RINISË!”

“E gjete zgjidhjen në ’90 dhe ’97 ti dhe të ngeli ta gjesh zgjidhjen dhe në 2026. Zhduku, o farë e keqe, dhe lëre rininë të bëjë zgjedhjen për të ardhmen e saj!”

“Ti duhet të ikësh bashkë me Ramën.”

“Të dy, Rama dhe ti, jeni të vdekur politikisht. Dil njëherë dhe futu në mes të protestuesve, ta shikosh se sa shumë të duan në popull.”

Mes reagimeve spikat edhe komenti i një qytetari që shprehet se ka qenë dhe mbetet i djathtë, por që i kërkon Berishës të përballet me përgjegjësitë e së kaluarës dhe të nxjerrë një pasues për drejtimin e PD-së.

“Isha, jam e përjetësisht mbetem i djathtë, dhe prandaj natyrshëm isha në përkrahjen tuaj, Sali Berisha, dhe për të gjitha ato që i ke bërë për vendin e kombin do të shkruajë historia, sikur që do të shkruajë edhe për dhunën tuaj si opozitar e pushtetar.

I nderuari Sali, ju nuk mund të fshiheni pas poshtërsive të Ramës.

Ju nuk mund të fshihni dhunën tuaj gjatë procesit nga tranzicioni socialist në atë demokratik.

Piramidat tuaja dhe anëtarësimi i Shqipërisë në organizatën e shteteve islamike, rënia dhe kallja e Shqipërisë më 1997, e cila mori mbi 2.000 jetë njerëzish, për të cilën gjë nuk dha asnjë të vetmen herë askush përgjegjësi.

Ti instalove Lul Bashën dhe i dhe mundësinë të poshtërojë shqiptarët pa pengesë.

Nëse për këto vite jo të pakta në skenën politike nuk arrite të lësh pas pasuesin e denjë politik, ti nuk mund ta mundësh Ramën kurrë, andaj largimi yt nga politika aktive e skenës politike do të ishte hapi i parë drejt rrëzimit të Edi Ramës.

I nderuari Sali Berisha, nxirr në sipërfaqe njeriun i cili duhet t’i prijë PD-së dhe Shqipërisë. Tani është momenti më i mirë dhe rikthyes drejt pozitivitetit të viteve më të mira që kishte Shqipëria.

Shabani, 18.10.2026”

Një tjetër komentues i kërkon Berishës të dëgjojë demokratët dhe protestuesit, duke e lidhur largimin e tij me reformimin e Partisë Demokratike.

“Doktor, dëgjo popullin në rrugë, dëgjo demokratët, jep dorëheqjen, respekto ata njerëz që po rrezikojnë jetën. Partinë Demokratike sot nuk e votojnë as demokratët në këto kushte, largohu me dinjitet që të reformohet PD. Dorëheqja jote ndihmon në largimin e monstrës, kancerit të Shqipërisë, Edi Rama.”

Ndërsa në një tjetër reagim, qytetari i kërkon kreut të PD-së t’i lërë vendin brezit të ri. “Mosha bën të vetën, ti je i pavetëdijshëm tani. Fajin e kanë kalamajtë tuaj që nuk të mbyllin brenda. Hapi rrugë rinisë, o egoist i sëmurë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.