☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.57 ▲1.38%
ARI 4,509 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,893 ▲ +0.37% ETH $2,151 ▼ -0.32% XRP $1.4027 ▼ -0.73% SOL $90.9600 ▼ -0.34%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.57 ▲1.38 % ARI 4,509 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Hoxhaj priti ambasadoren e re gjermane, Berlini mbështetës i parezervë i Kosovës

Hoxhaj-Vietsambasadorja-e-Gjermanise1-588x350Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të enjten në takim njohës ambasadoren e re të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila i dorëzoi kopjet e letrave kredenciale.
Ministri Hoxhaj i uroj ambasadores Viets mirëseardhje në misionin e ri në Kosovë, duke e njoftuar për progresin, forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për proceset e tjera të rëndësishme në politikën e jashtme kosovare.
Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e axhendës integruese evropiane. Ministri i Jashtëm kosovar ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese evropiane.  Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, Hoxhaj theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të shkëmbimeve me Gjermaninë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Republikës së Kosovës.
Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, theksoi vullnetin e Gjermanisë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral, duke shprehur angazhimin e saj të fuqishëm në këtë drejtim gjatë shërbimit të saj në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.