Politika

Hoxharë -Rama: Rimëkëmbja vazhdon. Sot mbërritën ndihma nga Maqedonia dhe Presheva

Kryeministri Edi Rama ka nërmarë sot turin e tij në Hoxharë të Komunës Darëzezë për të ndjekur nga afër rimëkembjen e zonave të përmbytura si në bagti ashtu dhe në prodhime.

rama50000Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook shprehet se “Rimëkëmbja vazhdon çdo ditë ku sot do të zevendësojmë 80 krerë dele të përmbytura në familjen Hoxha dhe lopën e familjes Troka, si dhe në Novosel për të shpërndarë paisje elektrike dhe ushqime për familjet e përmbytura”.

“Sot në Hoxharë të Komunës Darëzezë për të zëvendësuar 80 krerë dele të përmbytura në familjen Hoxha dhe lopën e familjes Troka; në Novoselë për të shpërndarë pajisjet elektroshtëpiake dhe ushqime në famljet e prekura nga përmbytjet; si edhe në shtëpinë e re të Dhora Gjonit, e cila po ndërtohet nga e para pasi banesa para përmbytjes ishte në një gjendje krejt të mjeruar” shkruan Rama në rrjetin e tij social Facebook. Kryeministri Rama sjelë bashkë me postimin një set fotosh nga aktiviteti në Hoxharë të Komunës Darëzezë.

Po ashtu, kryeministri Rama nëpërmjet një postim tjetër në statusin e tij, bënë me dije se “Sot kanë arritur ndihma nga shqiptarët e Maqedonisë e Preshevës faleminderit me mirënjohje të thellë e një përqafim vellazëror të gjitheve!”. .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button