☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,645 ▲ +0.16% ETH $2,158 ▲ +0.96% XRP $1.4394 ▼ -0.59% SOL $90.1800 ▲ +1.44%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Huatë studentore, një segment tregu për t’u zhvilluar

Ekspertët bankare sugjerojnë që huate studentore jane një tjetër segment i tregut të kreditimit që duhet zhvilluar. Ilda Vaso, bankiere, shprehet se, huaja studentore nuk është gjë tjetër veçse një ndihmë financiare, që me kalimin e kohës duhet ripaguar.

Roli i këtij produkti merr një peshë të caktuar, në varësi të vendit për të cilin flasim, ku kultura, ligjet mbi arsimin, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë, si dhe një zinxhir i tërë vlerash shoqërore, konsiderohen si faktorë të rëndësishëm.

Sipas saj, në kulturën tonë, arsimi i lartë perceptohet ende si një e drejtë, për të cilën barrën kryesore të shpenzimit duhet ta mbajë shteti. Faktikisht i njëjti perceptim ndeshet ende thuajse në gjithë kontinentin Europian, ku studimet e larta financohen në një pjesë të mirë nga shteti dhe huaja për studime është më pak e zakonshme. Situata është krejt ndryshe në Mbretërinë e Bashkuar, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku rreth 60% e studentëve që vazhdojnë studimet e larta, marrin hua. Pikërisht në këto shtete, ku huaja për studime është thuajse një domosdoshmëri dhe luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e karrierës studentore dhe të mëtejshme të studentit, produkti ka marrë formën dhe strukturën e duhur, për t’u përshtatur jo vetëm me nevojat e studentit, por dhe me perspektivën e një karriere të shëndetshme, që do çojë deri në shlyerjen përfundimtare të detyrimit.

Në studimin e saj mbi këtë temë publikuar në revistën “Bankieri”, znj.Vaso vlerëson se, një produkt i mirëfilltë huaje studentore, në perceptimin më të arsyeshëm mbi produktin, ka kohën e shlyerjes, pas mbarimit të studimeve. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, huate studentore lëvrohen për një pjesë të mirë nga shteti, kundrejt përmbushjes së disa kritereve, e zakonisht shoqërohen me një periudhë falje disa mujore, pas mbarimit të studimeve.

Huate e lëvruara nga institucionet financiare janë shumë më të kushtueshme, pasi në ndryshim nga huat federale, interesat fillojnë të llogariten që në fillim të studimeve edhe pse koha e ripagesës është pas mbarimit të tyre. Në këtë rast, studentët paguajnë interesa mbi interesa. Megjithatë, eksperienca e këtyre vendeve ka treguar se ky investim ka patur një kthim të shkëlqyer për shtetin, sektorin privat dhe vet individin.

Ashtu siç u përmend dhe më lart, zhvillimi i këtij produkti është i lidhur kryesisht me mënyrën e financimit të sistemit të arsimit të lartë. Universitetet në këto vende janë të organizuara kryesisht në formën e OJF-ve dhe burimi i financimit janë vet studentët, në marrëveshje me donatorë të ndryshëm dhe, në një pjesë e vogël, shteti. Universitetet nga ana e tyre garantojnë një sërë kontratash të kryerjes së stazhit për studentët e tyre me ndërmarrje aktive në industri, duke dhënë një garanci që, në përfundim të studimeve ata do të punësohen në këto ndërmarrje.

Gjykohet që këta faktorë përbëjnë gjenezën dhe themelin e historisë së suksesit të këtij produkti. Në vendin tonë, përpjekja për të ndërtuar një produkt të mirëfilltë huaje studentore më se shumti, ka marrë formën dhe tiparet e një huaje konsumatore, me shlyerje të menjëhershme sipas një plani normal amortizimi, duke kaluar barrën për shlyerjen e saj ekskluzivisht te prindërit e studentit. Ndërsa synohet të arrihen modelet bashkekohore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.