☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,408 ▲ +1.39% ETH $2,319 ▲ +1.69% XRP $1.2812 ▲ +0.24% SOL $92.7500 ▼ -0.1%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Humbja jonë më e madhe”- Djalin ia vrau shoku i fëmijërisë, nëna e Joan Zukos tjetër mesazh prekës: Asgjë s’mund

Nëna e ushtarakut 20-vjeçar që u vra javën e kaluar nga shoku i tij i fëmijërisë pas një sherri, ka reaguar përsëri me një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Fjalët e Ornela Zukos janë të pakta, por mbajnë brenda dhimbjen që vetëm një nënë mund ta përjetojë.

Teksa ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes, ajo ka kujtuar edhe të birin, Joan Zuko, me fjalë që prekin zemrën.

“Në këto ditë dhimbjeje të pafund, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit që na qëndruan pranë por dhe të gjithë ju miqtë e mi që më keni dërguar një numër të pafundëm mesazhesh në humbjen më të rëndë të jetës sonë. Prania juaj, fjalët ngushëlluese, përqafimet dhe çdo gjest dashurie e respekti për Joanin tonë na dhanë forcë në çastet kur zemrat tona ishin të copëtuara”, shkruan ajo mes të tjerash.

Dhe më tej kujton dhimbjen e thellë për humbjen dhe gjurmën që la pas i biri.

“Dashuria që i treguat dëshmoi edhe një herë se sa shumë u desh dhe sa kujtime të bukura la në zemrat e të gjithëve. Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh. Me dhimbje dhe mirënjohje të përjetshme”, shkruan ajo në rrjete sociale.

Joan Zuko humbi jetën pasditen e së shtunës në Korçë, pasi u qëllua me kallashnikov nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo, i cili arrestua disa orë më vonë dhe tashmë me masë gjykate ndodhet në paraburgim.

Aktualisht Sterjo është në arrest me burg ndonëse ka shprehur pendesë.

Përpara grupit hetimor, Sterjo ka deklaruar se prej kohësh ishte në konflikt me Zukon, ndërsa dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një konflikt i lidhur me të dashurën e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.