☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,360 ▲ +1.3% ETH $2,319 ▲ +1.65% XRP $1.2815 ▲ +0.12% SOL $92.7200 ▼ -0.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

HUNGARI – Digë mbi Danub për të mbajtur në punë centralin bërthamor të Paks-it

BUDAPEST, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Hungaria po përshpejton ndërtimin e një pragu të ulët mbi lumin Danub, me qëllim rritjen e nivelit të ujit dhe garantimin e ftohjes së centralit bërthamor të Paksit, ndërsa thatësira e fortë ka ulur ndjeshëm prurjet e lumit.

Kryeministri hungarez Peter Magyar tha sot se punimet për strukturën kanë nisur dhe se ajo do të ndihmojë në mënyrë të qëndrueshme në ngritjen e nivelit të Danubit pranë centralit.

Paks ndodhet rreth 100 kilometra në jug të Budapestit dhe zakonisht siguron të paktën një të tretën e konsumit të energjisë elektrike të Hungarisë.

Situata është përkeqësuar nga temperaturat e larta dhe thatësira, të cilat kanë prekur Danubin, Renin dhe lumenj të tjerë të mëdhenj në Evropë.

Në Paks vetëm dy nga tetë turbinat po funksionojnë.

Nëntë ditë më parë centrali ishte pranë mbylljes së plotë, pasi funksionimi i turbinës së fundit varej nga vetëm disa milimetra ndryshim në nivelin e ujit.

Përpara përfundimit të pragut, autoritetet do të përdorin dy platforma 80 metra të gjata, të vendosura njëra pas tjetrës dhe pingul me rrjedhën e lumit.

Ato do të fundosen qëllimisht për të krijuar një efekt fillestar bllokues dhe për të rritur nivelin e ujit.

Struktura përfundimtare do të ndërtohet me rreth 185 mijë metra kub gurë.

Sipas kryeministrit Magyar, ushtarët hungarezë po punojnë gjatë gjithë kohës dhe ndërtimi pritet të përfundojë brenda katër javësh.

Pragu i ri pritet të rrisë nivelin e Danubit me rreth 1,2 metra përpara sistemit të ftohjes së centralit.

Kostoja e projektit vlerësohet në rreth 6,0 miliardë forinta, ose afërsisht 19 milionë dollarë.

Ndërkohë, problemet e nivelit të ulët të Danubit kanë prekur edhe centralin bërthamor të “Cernavoda” në Rumani.

Autoritetet rumune njoftuan sot mbylljen e reaktorit të dytë për shkak të mungesës së ujit të mjaftueshëm për ftohje, ndërsa reaktori i parë ishte fikur që në fund të korrikut. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.