Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.52 ▼1.32%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,035 ▲ +2.05% ETH $2,104 ▲ +3.9% XRP $1.3428 ▲ +1.34% SOL $82.9300 ▲ +0.16%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.52 ▼1.32 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.52 ▼1.32 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Hungari, Parlamenti diskuton krizën e emigrantëve

Kriza e emigrantëve sirianë në stacionet hekurudhore të Hungari vazhdon të jetë në përmasa alarmuese për autoritetet vendase.

Qindra refugjatë kaluan natën në bordin e një treni të rrethuar nga forca të shumta policie. Të enjten autoritetet hungareze lejuan emigrantët që të hipnin në tren, por më pas u përpoqën t’i zhvendosin ata në një kamp azilkërkuesish në perëndim të Budapestit.

Gjatë së premtes pritet mbledhja e Parlamentit vendas për të diskutuar masa më të ashpra kontrolli në kufi, edhe pse Hungaria është në fazën e fundit tashmë të ngritjes së murit me tela me gjemba në kufirin me Serbinë, prej nga hyn numri dërrmues i azilkërkuesve sirianë.

Pjesë e diskutimit do të jetë edhe një vendim i mundshëm për të rritur numrin e kampeve dhe debati nëse gjendja e krijuar përbën një “gjendje emergjence”. Kryeministri, Viktor Orban deklaroi të enjten se situata është një “problem gjerman”, pasi “Gjermania është vendi ku azilantët dëshirojnë të shkojnë

Hungaria është ndalesa e fundit e emigrantëve që për destinacion final kanë kryesisht Gjermaninë. Po këtë të premte, udhëheqësit e Bashkimit Europian do të zhvillojnë tre takime për të diskutuar mbi krizën.

Në tryezën e bisedimeve pritet të jetë edhe një propozim i Presidentit të KE-së, Jean Claud Juncker për rritjen e kuotave të pranimit të azilantëve nga 40 mijë që ishte plani në 160 mijë. Propozimi i ri ka të bëjë edhe me nevojën e shpërndarjes së emigrantëve, që kanë zbarkuar kryesisht në Itali, Greqi, Ballkanin Perëndimor dhe në Hungari.

Sistemi i ri i kuotave do të përfshijë gjithashtu edhe vendet, të cilat më herët e kanë refuzuar pranimin e azilantëve. Ndër to, përmendet Hungaria, disa vende të Europës Lindore, si dhe Britania e Madhe.

Mbështetësi i planit “Juncker” është Presidenti i BE-së, Donald Tusk, megjithëse ai propozon zgjerimin e sistemit të kuotave në 100 mijë dhe jo 160 mijë.

Ndërkohë, Britania e Madhe ka bërë një zbutës nga qëndrimi i saj kategorik kundër marrjes së azilantëve. Kryeministri Cameron pritet të njoftojë pranimin e një kuote të caktuar sirianësh në vendin ishullor i detyruar ndoshta edhe nga presioni i opinionit publik pas qarkullimit në media dhe rrjetet sociale të fotos së 3-vjeçarit sirian të mbytur në brigjet e Turqisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.