🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.61 ▲1.2%
ARI 4,851 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,827 ▼ -4.8% ETH $2,199 ▼ -5.93% XRP $1.4673 ▼ -4.22% SOL $90.0900 ▼ -4.92%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.61 ▲1.2 % ARI 4,851 ▼0.92 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.61 ▲1.2 % ARI 4,851 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Hungaria do të sponsorizojë fluturimet nga Budapesti për në Shqipëri

aaQeveria e Hungarisë prezantoi planin për të subvencionuar fluturimet direkte nga aeroporti i Budapestit drejt vendeve si Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia. Ministria e Zhvillimit do të publikojë ftesën për të marrë pjesë në koncension në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian, që do t’i drejtohet kompanive ajrore që mund të jenë të interesuara që të udhëtojnë nga Budapesti drejt tri ish-shteteve të Jugosllavisë, por edhe drejt Tiranës ( Shqipëri), si dhe Sofies (Bullgari).

Çdo kompani që operon brenda Bashkimit Europian mund të aplikojë për të përfituar subvencione, megjithatë termat e sakta do të përcaktohen në vazhdimësi.
Sipas ministrisë destinacionet e reja që do të ofrohen do të nxisin zhvillimin e tregtisë dhe të turizmit. Nga ana tjetër do të ofrohen ndihma financiare edhe për destinacione që janë realizuar më parë nga kompania shtetërore ajrore Malev, e cila falimentoi në vitin 2012.
Edhe sllovenia Adria Airways po vlerëson faktin se mund të aplikojë për subvencionime. Kompania ajrore ka degë në Tiranë dhe në Prishtinë, ndërsa ministri slloven i Transportit Peter Gašperšič tha se shpresohet që të hyhet në tregun hungarez.

Ndërkaq kompania ajrore hungareze Wizz Air parashikon që të ofrojë destinacione të reja nga Maqedonia, ku është edhe investitori i pestë më i madh. Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë Valon Saraçini tha se janë në diskutime me Wizz Air për të ofruar fluturime direkte nga Shkupi për në Budapest.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.