🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.43 ▲0.35%
ARI 3,958 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,488 ▲ +0.86% ETH $2,285 ▲ +1.3% XRP $1.2718 ▲ +1.51% SOL $92.4100 ▲ +0.26%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.43 ▲0.35 % ARI 3,958 ▲0.44 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.43 ▲0.35 % ARI 3,958 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Europa

Hungaria përballet me një krizë energjetike pa precedent

Për shkak të vapës së vazhdueshme Hungaria do të ndërpresë punën e centralit bërthamor të Paksit, i cili prodhon thuajse gjysmën e energjisë elektrike të vendit.

Sipas fjalëve të kryeministrit Peter Magyar, popullsia e Hungarisë po përballet me një “krizë energjetike të paprecedentë”. Ai tha se kjo situatë mund të kapërcehet me sukses vetëm përmes bashkëpunimit të të gjithëve. Ai paralajmëroi se centrali bërthamor i Paksit nuk do të prodhojë më fare energji elektrike, pasi niveli i Danubit, uji i të cilit përdoret për ftohjen e centralit bërthamor, ra në një minimum rekord,

“Përpara nesh kemi ditë të nxehta me temperatura deri në 40 gradë Celsius. Rrjeti ynë elektrik, shërbimet publike dhe natyrisht dhe ne vetë do të përballemi me një ngarkesë të jashtëzakonshme”, shpjegoi Magyar. “U bëj thirrje të gjithëve që, duke filluar nga e hëna, të kujdesen edhe më shumë për njëri-tjetrin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, të sëmurët dhe personat që jetojnë vetëm.”

Rekord i rënies së nivelit të lumit Danub, njerëz poshtë këmbëve të një ure
Rënia e nivelit të lumit Danub do të çojë me shumë gjasa në mbylljen e plotë të centralit bërthamor të Paksit për herë të parë në 44 vjetFotografi: Daniel Alfoldi/ZUMA/picture alliance

Sipas kryeministrit Magyar në Hungari po ndodh diçka që shumë njerëz nuk mund ta imagjinonin dhe të cilën edhe operatorët e centralit e konsideronin deri para pak vitesh të pamundur.

“Për shkak të nivelit rekord dhe të paprecedentë të ulët të ujit në Danub, prodhimi i energjisë elektrike në Paks do të ndërpritet përkohësisht plotësisht”, deklaroi ai.

Gjysma e energjisë elektrike të Hungarisë

Centrali bërthamor i Paksit, me katër blloqet e tij të reaktorëve, ndodhet rreth 100 kilometra në jug të Budapestit dhe siguron pothuajse gjysmën e furnizimit me energji elektrike të Hungarisë.

Niveli i Danubit pranë Paksit ka rënë në minus 133 centimetra dhe kjo do të çojë me shumë gjasa në mbylljen e plotë të centralit bërthamor të Paksit për herë të parë në 44 vjet”, tha kryeministri hungarez.

Centralit atomik Paks në sfondin pa ujë të lumit Danub
Niveli i lumit Danub pranë centralit atomik Paks ka rënë në minus 133 centimetraFotografi: Daniel Kiss/MTI/AP Photo/picture alliance

Thirrje për kursimin e energjisë elektrike

Kryeministri Magyar u kishte bërë edhe ditët e kaluara thirrje  kompanive të mëdha, administratës publike dhe familjeve që të reduktonin ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të mbrëmjes.

Nëse ndërmarrjet industriale nuk do ta respektojnë këtë kërkesë, atyre mund t’u shkëputet përkohësisht lidhja me rrjetin elektrik. Edhe qendrat tregtare duhet të ulin përdorimin e sistemeve të ajrit të kondicionuar, ndërsa qytetet, komunat dhe kishat duhet të fikin ndriçimin dekorativ gjatë ditëve në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.