☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.02 ▲2.14%
ARI 4,425 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,893 ▲ +4.51% ETH $2,160 ▲ +6.22% XRP $1.4224 ▲ +4.24% SOL $91.1900 ▲ +6.79%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.02 ▲2.14 % ARI 4,425 ▲0.4 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.02 ▲2.14 % ARI 4,425 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Hyjnë në fuqi ndryshimet në buxhet, te ardhurat reduktohen me 32 mln euro shpenzimet me 22 mln euro

Ndryshimet në buxhetin e vitit 2016, qe reduktuan me 4.4 miliardë leke të ardhurat dhe 3.1 miliarde leke shpenzimet hynë në fuqi dje me date 1 gusht pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ja te gjitha ndryshimet:

32 milionë euro më pak të ardhura

Qeveria ka shkurtuar me 4.4 miliardë lekë të ardhurat e përgjithshme, përkatësisht përmes:

– Mbajtjes së pandryshuar të nivelit të planifikuar të të ardhurave nga tatimet dhe doganat, bazuar kjo në performancën e mirë të këtyre administratave, në drejtim të mbledhjes së të ardhurave në zërat përkatës.

-Reduktimit të të ardhurave të pushtetit vendor në masën 2 miliard lek, përkatësisht 300 milion lek taksa mbi pasurinë dhe 1.7 miliard lek taksa vendore.

-Rritjes së nivelit të të ardhurave të fondit për kompensimin e ish-pronarëve me 600 milion lek të, bazuar në performancën e kënaqshme të ALUIZNI-t në procesin e legalizimeve.

-Reflektimit tek të ardhurat jo-tatimore të shtesës prej 1.5 miliard lek, si rezultat i shitjes së frekuencës së kompanisë Vodafone. Si edhe, të reduktimit me 4 miliard lek të zërit të dividendit, si pasojë e mosderdhjes së tij në nivelet e parashikuara.

Reduktohen me 22 mln euro shpenzimet

Përmes aktit normativ qeveria ka reduktuar me 3.1 miliardë lekë shpenzimet e përgjithshme, përkatësisht përmes:

– Reduktimit të zërit “shpenzime personeli” me 1 miliard lek, si pasojë e mosplotësimit të strukturave organike të institucioneve buxhetore me vendet vakante të parashikuara për 6-mujorin e parë 2016.

– Rialokimit të shpenzimeve operative dhe mirëmbajtje me, si rrjedhojë e performancës së ulët të institucioneve buxhetore për këtë zë, gjatë 6-mujorit të parë 2016, që është rezultante e shkurtimit të shpenzimeve, kryesisht administrative, në masën 500 milionë lek dhe rritjes së shpenzimeve të mirëmbajtjes së rrugëve në masën 200 milionë lek (emergjencat e shkaktuara nga përmbytjet, rrëshqitjet etj.)

-Reduktimit të shpenzimeve për fondin e sigurimeve shoqërore të ISSH-së në masën 1.2 miliard lek, përkatësisht: 500 milion lek si pasojë e kursimit ne fondin e parashikuar per indeksimin e  pensioneve dhe 700 milion lek nga kursimet e  skemës bazë.

– Shtimit me 600 milion lek të Fondit rezervë të Këshillit të Ministrave, duke konsideruar nivelin minimal të tij në fund të 6-mujorit të parë 2016, si pasojë e përdorimit të tij për arsye të paparashikuara që kanë karakterizuar gjysmën e parë të këtij viti.

– Shtimit me 200 milion lek të fondit kontigjencë, kryesisht për përballimin e vendimeve gjyqësore ndërkombëtare. Nga shuma prej 2 miliardë lekë parashikuar në fillim të vitit, rreth 1 miliardë lekë ishin parashikuar për vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Aktualisht janë përdorur rreth 200 milionë lek, ndërkohë qe ka disa vendime të miratuara tashmë të Gjykatës së Strasburgut.

-Rialokimit të shpenzimeve kapitale, përkatësisht përmes kalimit të një fondi në masën 3.5 miliard lek tek projektet me financim të brendshëm nga ato me financim të huaj, bazuar në performancën e ulët të këtyre të fundit. Si edhe, alokimit të një fondi në masën 1.3 miliard lek për projektet me financim të brendshëm, i cili përkon me 50% të fondit të privatizimit të INSIG sh.a dhe privatizimeve të tjera. Pjesa e mbetur prej 50% e po këtij fondi, shkon për reduktimin e deficitit buxhetor.

-Reduktimit të huamarrjes nga sektori energjetik me 300 milionë leke, që përfaqëson pjesën e papërdorur të huase së dhëne nga buxheti vitin e kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.