☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.04 ▲1.03%
ARI 4,410 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,775 ▲ +3.65% ETH $2,153 ▲ +4.52% XRP $1.4297 ▲ +2.83% SOL $91.6000 ▲ +5.7%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.04 ▲1.03 % ARI 4,410 ▲0.06 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.04 ▲1.03 % ARI 4,410 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Hyseni: Serbët e Kosovës të pajisen me pasaporta biometrike të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës, që të pajisen me pasaportat biometrike të Kosovës, në mënyrë që ta shfrytëzojnë të drejtën për udhëtim në vendet e Schengenit, e cila do të jetë e mundur pas liberalizimit të vizave për vendin.

Thirrja e tillë e ministrit Hyseni për serbët e Kosovës, vjen pas marrjes së propozimit pozitiv për liberalizim vizash për Kosovën nga Komisioni Evropian.

“Fundja, bëhet fjalë për një dokument udhëtimi që nuk paraqet asnjë problem, në asnjë aspekt dhe nuk ka asnjë pengesë as teknike e as politike që qytetarët serbë të Republikës së Kosovës, të pajisen me pasaporta biometrike. Ata duhet të pajisen me pasaporta biometrike të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Hyseni për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka shtuar se regjimi i udhëtimit pa viza, për qytetarët e Kosovës, vlen për të gjithë qytetarët e këtij vendi që kanë një pasaportë biometrike dhe nuk vlen nëse ata nuk e kanë një pasaportë të tillë, qofshin ata shqiptarë, serbë apo të cilësdo bashkësi etnike.

Ministri Hyseni ka theksuar se pas Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe propozimit pozitiv për liberalizim vizash për Kosovën, qytetarët e Kosovës kanë arsye shtesë që ta kremtojnë në mënyrë më solemne “Ditën e Evropës”, e cila po shënohet sot.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.