🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.04 ▼0.71%
ARI 4,023 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,867 ▼ -0.62% ETH $2,314 ▼ -0.77% XRP $1.3024 ▲ +0.63% SOL $100.0100 ▼ -1.68%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.04 ▼0.71 % ARI 4,023 ▼0.37 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.04 ▼0.71 % ARI 4,023 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt ende në arrati

Arlinda Zekaj, 49-vjeçare nga Vitomirica e Pejës, u vra mbrëmjen e 25 tetorit 2026.

Ditën e vrasjes, më 25 tetor, pas raportimit të një rasti tjetër të dyshuar të dhunës në familje, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj ishte ndaluar për 48 orë.

Arlinda Zekajt i ishte ofruar mundësia të qëndronte në një strehimore, por ajo kishte kërkuar të kthehej në shtëpinë e saj, ku ndodhej edhe djali i saj.

Rreth orës 21:00, Arlinda Zekaj ishte shoqëruar nga policia për në shtëpi, ndërsa pak minuta më vonë autoritetet ishin njoftuar se ajo ishte sulmuar për vdekje.

Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili, edhe gati 48 orë pas vrasjes ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës një ditë më parë e ka shpallur Albert Sylajn person në kërkim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova në një prononcim për Telegrafi tha se Policia po punon në kapjen e të dyshuarit për vrasje, por aktualisht për shkak të hetimeve nuk mund të japin më shumë informacione.

“Natyrisht, Policia është duke punuar intensivisht për arrestimin e të dyshuarit”, tha shkurt Rugova.

Ai tha se për shkak të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të jap më shumë informacione.

Megjithatë, janë bërë gati 48 orë dhe i dyshuari Jeton Sylaj ende ndodhet në arrati, ndonëse vrasja e Arlinda Zekajt u raportua se ka ndodhur vetëm 10 minuta pasi ishte lënë nga Policia e Kosovës.

E sot, Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë të ditur se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026.

Madje, ish-bashkëshorti i viktimës sipas njoftimit të Prokurorisë dyshohet se përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës Arlinda Zekaj, duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese.

“Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës Arlinda Zekaj, duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, vrasja e Arlinda Zekajt ka ngritur shqetësime të mëdha për trajtimin institucional të dhunës në familje, pasi Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë dhe kishte ngritur shqetësime për sigurinë e saj. Më 22 tetor, ajo i ishte drejtuar Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar ndërhyrje lidhur me trajtimin e rasteve të mëparshme dhe zbatimin e një vendimi gjyqësor për shfrytëzimin e shtëpisë së përbashkët me ish-bashkëshortin.

Më 23 tetor, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të saj për kanosje në marrëdhënie familjare.

Madje, ajo përmes një letre kishte shprehur shqetësimin e saj për mënyrën e trajtimit të rastit të saj.

“Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”.

Këto ishin fjalët që Arlinda Sylaj Zekaj ia drejtoi Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, përmes një letre.

Në letrën e publikuar në fotografi, viktima kishte kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre.

Ajo kërkonte gjithashtu hetimin e përgjegjësive institucionale dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete lidhur me çështjen për të cilën kishte kërkuar ndihmë.

“Kjo është shpresa ime e fundit”, thuhet në letër, ku shprehej shqetësimi se institucionet mund të reagojnë vetëm pasi të jetë marrë një jetë njerëzore.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka bërë të ditur se ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën e trajtimit nga Policia e Kosovës të të gjitha rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj.

Në një njoftim për media thuhet se këto veprime ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe kanë për qëllim verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.