☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,699 ▲1.72%
DOW 53,336 ▲2.99%
NASDAQ 25,811 ▲1.73%
NAFTA 88.46 ▼7.94%
ARI 4,068 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,031 ▲ +3.05% ETH $2,409 ▲ +5.28% XRP $1.2993 ▲ +1.72% SOL $94.5400 ▲ +1.34%
S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,336 ▲2.99 % NASDAQ 25,811 ▲1.73 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,068 ▲3.24 % S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,336 ▲2.99 % NASDAQ 25,811 ▲1.73 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,068 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

I ekstraduar nga Britania për kultivimin e 870 kg kanabisi në Berat, GJKKO lë në burg 31-vjeçarin

Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masës së sigurisë caktuar në mungesë ndaj 31 vjeçarit të ekstraduar së fundmi nga Britania, Xhuliano Hoxha, nën akuzë si pjesë e grupit kriminal që kultivoi 870 kg kanabis në Dronovicë të Beratit, teksa operacioni u krye që në nëntor të 2022.

Para gjyqtarit Bib Ndreca dhe Prokurores Eëida Kaçkini, Hoxha nuk ka paraqitur asnjë pretendim në gjykatë, teksa u mbrojt nga avokati i caktuar nga shteti Arben Peçi.

Hoxha u prangos në Angli në tetor të vitit të shkuar, ndërsa prillin e kaluar GJKKO i kishte caktuar edhe masën e arrestit me burg.

Gjatë operacionit, u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra që ishin punësuar për të pastruar lëndën hashashim. Sera ishte në pronësi të Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. 11 persona u vunë në pranga, ndërsa nën hetim u vunë edhe 57 efektivë të policisë së Beratit, mes tyre edhe drejtues të lartë. 7 punonjës u përjashtuan përjetësisht nga radhët e bluve.

Prokuroria e Beratit shpalli moskompetencë dhe ia kaloi dosjen SPAK-ut, duke thënë se aktiviteti drejtohej nga 2 grupe kriminale. GJKKO ka dënuar para disa muajsh me 111 vite e 8 muaj burg 17 persona ku më i larti ishte për 2 drejtuesit e grupit kriminal, Sadetin Hasajn dhe Blerim Xhekën, të cilët janë dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burgim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.