☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,392 ▲0.37%
DOW 45,520 ▲0.78%
NASDAQ 20,975 ▲0.13%
NAFTA 102.53 ▲2.9%
ARI 4,557 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,523 ▲ +1.66% ETH $2,068 ▲ +3.93% XRP $1.3422 ▲ +1.48% SOL $84.1100 ▲ +3.1%
S&P 500 6,392 ▲0.37 % DOW 45,520 ▲0.78 % NASDAQ 20,975 ▲0.13 % NAFTA 102.53 ▲2.9 % ARI 4,557 ▲0.72 % S&P 500 6,392 ▲0.37 % DOW 45,520 ▲0.78 % NASDAQ 20,975 ▲0.13 % NAFTA 102.53 ▲2.9 % ARI 4,557 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

I falsifikuan pasaportën skafistit të tragjedisë së 9 janarit 2004, arrestohen 2 efektivë

Dy punonjës policia janë arrestuar nga Prokuroria e Vlorës,  për shkak se i nxorën pasaportë biometrike, me gjeneralitete të rreme një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

796882-asylum-seeker-boat-crashShërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Vlorë, pas një hetimi disa mujor të prokurorisë, arrestoi inspektorin Leonel Begaj, me detyrë pranues për dokumentacionin e personave që aplikojnë për t’u pajisur me pasaporta në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe kryeinspektorin Lirim Lamaj, me detyrë ndihmës-specialist, në Komisariatin e Policisë Vlorë.Hetimet nisën nga Prokuroria e Vlorës, për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Falsifikimit të Dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë administrimin dhe ruajtjen e tyre, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera dhe aplikimi i metodave speciale te hetimit është dokumentuar se punonjësit e policisë, Leonel Begaj me cilësinë e personit që pranon aplikimet për pajisje me pasaportë biometrike, në bashkëpunim me punonjësin e policisë Lirim Lamaj në cilësinë e punonjësit të policisë që kryen verifikimin e të dhënave të aplikimit, kanë përgatitur praktikën përkatëse për pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasit Viron Robaj me gjeneralitetet e shtetasit F. K. Robaj ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me pasojë vdekjen” për arsye se është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendim të formës prerë me 25 vjet burg, për tragjedinë e datës 9 Janar 2004.

Ky i fundit është arrestuar në Itali, e cila e ka identifikuar me anë të gjurmëve. Atij iu sekuestrua pasaporta me të dhëna të rreme, me gjeneralitetet e shtetasit F.K. Nga ky moment është njoftuar zyra e Interpolit shqiptar dhe kanë nisur hetimet nga SHÇBA, për personat që kanë mundësuar lëshimin e dokumentit të falsifikuar. Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë. Me 9 janar 2004 një gomone u nis nga Vlora drejt Italisë me dhjetëra emigrantë. Si pasojë e avarisë sa mjetit transportues, 21 persona gjetën vdekjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.