☁️
Tiranë 16°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,355 ▲1.32%
DOW 49,909 ▲1.24%
NASDAQ 25,788 ▲1.83%
NAFTA 95.13 ▼6.98%
ARI 4,698 ▲2.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,382 ▼ -0.08% ETH $2,347 ▼ -0.99% XRP $1.4243 ▲ +1.03% SOL $88.8000 ▲ +3.7%
S&P 500 7,355 ▲1.32 % DOW 49,909 ▲1.24 % NASDAQ 25,788 ▲1.83 % NAFTA 95.13 ▼6.98 % ARI 4,698 ▲2.83 % S&P 500 7,355 ▲1.32 % DOW 49,909 ▲1.24 % NASDAQ 25,788 ▲1.83 % NAFTA 95.13 ▼6.98 % ARI 4,698 ▲2.83 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Kosova

“I hapi rrugë narrativës serbe”: Kritika për mediumin zviceran ‘20 Minuten’ pas intervistës me ambasadorin serb në Bern

Një ish-kryeredaktor i portalit zviceran “20 Minuten” realizoi një intervistë të gjatë me ambasadorin serb në Bern.

Rezultati nuk është një bisedë kritike mbi pushtetin, përgjegjësinë apo të drejtat e njeriut, por një skenë e ndriçuar mirë për narrativat qeveritare serbe. Dhe këto të fundit janë çdo gjë tjetër veçse të padëmshme. Për një gazetari që nuk kundërshton, shkruan portali i pavarur zviceran “Babanews”.

“Babanews” është një platformë mediale e vlerësuar me çmime që raporton nga këndvështrimi i komuniteteve multietnike në Zvicër.

Ky medium ka publikuar një analizë të detajuar lidhur me një intervistë të botuar së fundmi në gazetën “20 Minuten”.

Shkrimi i autores Albina Muhtari analizon bisedën e realizuar nga ish-kryeredaktori Gaudenz Looser me ambasadorin e Serbisë në Bern, Ivan Trifunoviq, duke u fokusuar në atë që Muhtari e cilëson si mungesë të qasjes kritike gazetareske përballë narrativave zyrtare shtetërore serbe.

Analiza e “babanews” vë në dukje se në një bisedë që trajton tema me rëndësi publike, si korrupsioni, liria e shtypit dhe krimet e luftës, roli i gazetarit është të ballafaqojë bashkëbiseduesin me fakte dhe raporte ndërkombëtare.

Sipas portalit, në rastin konkret, gazetari i ka mundësuar ambasadorit të Serbisë një hapësirë të pakontestuar për të paraqitur qëndrimet e qeverisë së tij, pa u sfiduar mbi vërtetësinë apo ndikimin e tyre shoqëror.

Ky veprim vlerësohet si një shndërrim i gazetarisë në një platformë për marrëdhënie me publikun (PR) në shërbim të një autoriteti shtetëror.

Një prej pikave qendrore të kritikës lidhet me terminologjinë e përdorur për të përshkruar luftërat e viteve të 90-ta në Ballkan.

Ambasadori Trifunoviq i referohet kësaj periudhe si “turbulenca”, ndërkohë që “babanews” thekson se ky përshkrim anashkalon realitetin e agresionit, dëbimeve masive dhe gjenocidit të kryer nga forcat serbe.

Artikulli vëren se gazetari nuk ndërhyn për të kërkuar sqarime mbi këto nocione apo për të pyetur mbi mosnjohjen e gjenocidit të Srebrenicës nga ana e Serbisë.

Po ashtu, theksohet se e kaluara politike e presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili ka shërbyer si Ministër i Informimit në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, u la tërësisht jashtë kontekstit të bisedës.

Në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën, analiza nënvizon se intervista i dha mundësi ambasadorit të artikulojë pretendime territoriale.

“Babanews” argumenton se pretendimi i ambasadorit serb se “mosnjohja e pavarësisë (së Kosovës nga Serbia) nuk është problemi kyç” mbetet i pasfiduar nga gazetari, ndonëse ky fakt përbën pengesën kryesore për stabilitetin e rajonit dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe pakicën serbe në Kosovë.

Sa i përket situatës së brendshme në Serbi, “Babanews” kritikon mënyrën se si në intervistë u trajtua liria e medias dhe korrupsioni. Ndërsa ambasadori e cilësoi korrupsionin si një lloj “lubrifikanti” për ekonominë, gazetari nuk kërkoi llogari mbi pasojat e këtij fenomeni, siç ishte rasti i tragjedisë në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të një pjese të pullazit të stacionit të trenit humbën jetën 16 veta.

“Babanews” sjell në vëmendje raportet e organizatave si “Reporterët pa Kufij” dhe “Freedom House”, të cilat e klasifikojnë Serbinë si një vend vetëm pjesërisht të lirë, të dhëna këto që munguan gjatë bisedës në “20 Minuten”.

“Babanews” e konsideron intervistën e portalit “20 Minuten” me ambasadorin serb në Zvicër si një dështim të standardeve profesionale.

Sipas analizës, kur gazetaria nuk ushtron funksionin e saj kontrollues ndaj pushtetit dhe i lëshon rrugë relativizimit të krimeve të luftës apo politikave autoritare, ajo humb vlerën e saj në një shoqëri demokratike.

“Babanews” thekson se ky rast shërben si shembull se si mungesa e kundërshtimit ndaj narrativave propagandistike mund të çojë në deformimin e perceptimit publik mbi konfliktet aktuale dhe historike. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.