“I kërkoja falje para çdo skene të neveritshme”
Jamie Dornan ka deklaruar se nuk ndihej aspak rehat gjatë xhirimit të skenave të “nxehta” të filmit ‘Fifty Shades of Grey’, ku aktori interpreton rolin e Christian Grey-t. Ai ka zbuluar për revistën ‘Notebook’ se i ka kërkuar falje me qindra herë Dakota Johnson-it kur punonin për skenat e “neveritshme” të seksit.
“Kur duhet të bëja diçka të neveritshme, i kërkoja falje Dakotës para se ta bëja. I thoja që ajo që do të bëja nuk do të më jepte asnjë kënaqësi. Doja që ta dinte këtë”, tha Dornan, i cili shtoi se humori ia bënte më të lehta xhirimet.
“Bëja shaka gjatë gjithë kohës për të lehtësuar gjendjen tonë. Jemi njerëz dhe është e vështirë të xhirosh disa skena të caktuara”, shpjegoi Dornan.
‘Fifty Shades of Grey’ do të ketë më shumë skena seksi sesa 100 filmat më “pikantë” të vitit 2014 të marra së bashku, duke e bërë atë filmin më erotik të dekadës.
Filmi që do të shfaqet për herë të parë në Shën Valentin do të ketë rreth 12 skena seksi që do të përbëjnë 20 minuta nga 100 që zgjat i gjithë filmi.