Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.70 ▲0.85%
ARI 4,780 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,922 ▲ +1.35% ETH $2,186 ▲ +0.26% XRP $1.3430 ▲ +0.84% SOL $82.9000 ▲ +1.01%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.70 ▲0.85 % ARI 4,780 ▼0.78 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.70 ▲0.85 % ARI 4,780 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

I mbijetuari i tragjedisë në Shkodër i tronditur, nuk ka mësuar asgjë mbi 2 pilotët

Ushtari profesionist Gerald Baramuça, që i mbijetoi rrëzimit të helikopterit mesditën e së mërkurës në Liqenin e Shkodrës, vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ai qëndron në një dhomë në pavionin “VIP” të spitalit,  nën mbikqyrjen e mjekëve, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në godinën ku qëndron i shtruar 23-vjeçari bie në sy edhe prezenca e policisë ushtarake.

Mësohet se ushtari profesionist nuk është marrë ende në pyetje nga prokuroria për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike që ka shfaqur.  Top Chanel mori kontakt me familjarët e tij të cilët ishin tejet të irrituar sa i përket botimit të disa intervistave që sipas tyre janë të sajuara, pasi asnjë person tjetër veç mjekëve nuk ka hyrë në dhomën e Geraldit.

Ndërkohë një burim nga bluzat e bardha të Spitalit të Traumës bën me dije se për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike, ushtarit Baramuça nuk i është thënë lajmi i hidhur për humbjen e jetës së 2 shokëve të tij, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha me të cilët po kryente një fluturim stërvitor. Sipas familjarëve për momentin atij i kujtohet vetëm ndihma që i ka dhënë një peshkatar i zonës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.